Vajzat e të infektuarës nga Malisheva, nuk kanë koronavirus

Komuna e Malishevës është e vendosur të karantinë pas zbulimit të një rast me koronavirus.

Bëhet fjalë për një grua nga fshati Bubavec i kësaj komune.

 

 

Sipas informacioneve ajo kishte ardhur në Kosovë nga Italia.

Të dyshuara se janë prekur me COVID-19 ishin edhe dy vajzat e saj.

Por kanë rezultuar negative pas testimeve të bëra.

Zyrtari për Informim në Komunën e Malishevës Artan Paçarizi, i tha Klan Kosovës se vajzat nuk janë të infektuara me koronavirus.

“Ato janë testuar.  Sipas Institutit Rajonal të Shëndetësisë publike rezultatet kanë dalë negative. Së paku deri më tani rezultatet po tregojnë se nuk janë të infektuar. Familja është vetë-izolu. Nuk kanë simptoma të sëmundjes. Jemi në pritje. Nuk ka raste të reja”- tha Paçarizi.

Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar pesë raste me koronavirus.

Tre persona vijnë nga qyteti i Vitisë, një nga Malisheva dhe një nga Klina.

Më Shumë

Emilja Rexhepi paralajmëron zgjedhje të reja

Ish-zv-kryeministrja dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk arrihet marrëveshje për...

Theren me thikë dy 19-vjeçarë në Prizren

Janë therur me thikë dy persona të moshës rreth 19-vjeçare në Prizren.   Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka njoftuar se njëri pacient ka paraqitur disa...

Lajmet e Fundit