7 C
Prizren
E martë, 10 Mars, 2026

Valverde: Të gjithë e dimë se kush është numër një

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde deklaroi se Leo Messi është lojtari më i mirë në botë, me ose pa Topin e Artë.Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde deklaroi se Leo Messi është lojtari më i mirë në botë, me ose pa Topin e Artë.

Tekniku spanjoll mendon se me ose pa Topin e Artë, argjentinasi është numër një.“Të gjithë e dimë se kush është futbollisti më i mirë në botë. Nuk më intereson se kujt i shkon Topi i Artë. E kemi të qartë se Messi është më i miri”.

Kur gazetarët i vunë në dukje se Cristiano këtë vit mund të barazojë Messin me 5 Topa të Artë, Valverde përsëriti se Messi është numri 1 dhe nuk ka nevojë për të tjerë trofe individualë.“Ne e dimë se kush është më i miri. Nuk është i nevojshëm një Top i Artë më shumë. As i Artë, as i Argjendtë dhe as i Bronztë”, deklaroi Valverde.

Më Shumë

Lajmet e Fundit