2.3 C
Prizren
E premte, 2 Janar, 2026

Varane ka një mesazh për Man City: Jemi gati, fitorja në ADN-në e Realit

Reali ka një detyrë të vështirë në 7 gusht. Kampionët e Spanjës do të përballen me Manchester City në “Etihad Stadium” dhe duhet të përmbysin humbjen 1-2 të pësuar në shtëpi për t’u kualifikuar në çerekfinalet e Champions League.

Pavarësisht se ekipi i Pep Guardiolës është shumë i fortë, Raphael Varane beson te suksesi dhe karikon shokët e tij. Në një prononcim të bërë në Twitter, 27-vjeçari analizon përballjen e dytë dhe thekson se Reali e ka në ADN fitoren.

“Ne jemi Real Madrid dhe duam të fitojmë çdo ditë. Këto ditë pa ndeshje i kemi shfrytëzuar për t’u përgatitur për duelin kundër Manchester City. Do të zbresim në fushë me dëshirën për të fituar dhe do të kemi besimin e nevojshëm për ta bërë atë.

Ata kanë një skuadër shumë të mirë dhe, siç ndodhi në ndeshjen e parë, detajet e vogla do ta bëjnë diferencën. Të dy skuadrat prodhuan një futboll të nivelit të lartë në ndeshjen e parë. Na pëlqen të qarkullojmë topin dhe të luajmë, kjo vlen edhe për Cityn.

Duhet përqendrim i madh në këto lloj takimesh. Fitorja bën pjesë në ADN-në e Real Madrid, kështu që do të japim gjithçka për t’ia dalë”, përfundon mbrojtësi francez i ekipit të Zidane.

Më Shumë

Nisin homazhet në nderim të jetës dhe veprës së Nexhat Dacit

Me rastin e vdekjes së ish-kryetarit të Kuvendit, akademikut Nexhat Daci, në hollin e parlamentit nga ora 09:00 kanë nisur homazhet. Qytetarë, aktorë politikë dhe...

Prizren: Nëntë persona lëndohen nga fishekzjarret, një fëmijë humb gishtin

Përdorimi i mjeteve piroteknike në shumë raste bëhet në mënyrë të pakontrolluar, sidomos gjatë festës së Vitit të Ri. Nëntë persona pësuan lëndime si pasojë...

Lajmet e Fundit