11.2 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Varroset Kujtim Kastrati nga Rahoveci,familjarët: Kjo nuk është tragjedi vetëm e jona, por edhe e kombit

Është varrosur, Kujtim Kastrati, bashkatdhetari që humbi jetën në aksidentin e javës së kaluar në Kroaci.Familjarë, miq dhe qytetarë janë mbledhur në Malësi të Vogël të Rahovecit për t’i dhënë lamtumirën e fundit, Kujtimit, i cili la pas vetes dy fëmijët.

Vdekja e të ndjerit po përjetohet rëndë nga familjarët, megjithatë shprehin falënderime për Qeverinë për kujdesin ndaj viktimave dhe të lënduarave në aksidentin me autobus në Kroaci.

Sadik Kastrati, axha i Kujtimit tha se tragjedia që ndodhi të dielën e javës se kaluar është kombëtare, jo vetëm e familjes së tyre.

“Kjo nuk është tragjedi vetëm e jona, por edhe e kombit. E falënderoj edhe Qeverinë, që për hir të popullit ditën e hënë ka pasur ditë zie. S’kemi çka të flasim. Falënderime, dhimbja mbetet dhimbje”, tha ai.

Edhe familjarë të tjerë jashtë kamerës  shprehën dhimbjen për vdekjen e të afërmit të tyre.

Pjesë e ceremonisë së varrimit ishte edhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, i cili tha se ngjarja tragjike e së dielës ka goditur rëndë gjithë popullin tonë.

“Po e mbulojmë me dheun e Kosovës Kujtimin, i cili është pjesë e tragjedisë ku humbën jetë edhe 9 qytetarë tjerë. Tragjedia që ndodhi e ka goditur tërë kombin tonë”, tha ai.

Kujtim Kastrati së bashku me 9 viktima të tjerë humbën jetën të dielën e javës së kaluar në një aksident në Kroaci duke ardhur në Kosovë/kosovapress

Më Shumë

150 pako ushqimore për familjet në nevojë në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në bashkëpunim me shoqatën humanitare “Jetimat e Ballkanit”, shpërndan sot rreth 150 pako ushqimore për familjet në...

Bashkimi fiton bindshëm ndaj United-it

Bashkimi ka shënuar fitore me rezultat 56:83 ndaj United Basketball. Pas një fillimi të balancuar, Bashkimi arriti të marrë kontrollin e lojës dhe të krijojë...

Lajmet e Fundit