Kandidati i PDK-së për kryetar të Therandës Ramë Vataj, ka vazhduar fushatën e tij zgjedhore në fshatin Nishor.Ai në këtë fshat shpalosi programin qeverisës për katër vitet e ardhshme.
“Programi qeverisës i PDK-së për Therandën, është hartuar nga grupe të ekspertëve të fushave të ndryshme duke bërë një program për kërkesa të qytetarëve”, tha Vataj.
Sipas tij, të gjitha nevojat dhe kërkesat që i ka ky fshat janë të arsyeshme. Ai tha se me ardhjen në krye të udhëheqjes komunale këto kërkesa do të realizohen shumë shpejtë.
Vataj para banorëve u zotua edhe për ndërtimin e shkollës së re në këtë fshat brenda afatit qeverisës si dhe duke bërë bartjen e nxënësve me transport publik prej lagjeve të ndryshme deri në shkollë.
Ai premtoi se bujqësia do të jetë prioritet i tij. “Përmes subvencioneve dhe granteve të ndryshme do të rrisim mirëqenien sociale për qytetarët e komunës së Therandës”.
Vataj tregoi se Plani i tij që është hartuar për këtë sektor, parasheh 500 vende të punës të përhershme dhe 100 vende pune sezonale.” Realizmi i këtij plani parashihet përmes hapjes së serave, fermave, ku ne do të japim disa hektar tokë për punë qytetarët me qëllim të mbjelljes së bimëve të ndryshme, ku për këtë sektor ne kemi projekte ide për realizimin e këtyre projekteve”.PrizrenPress.com/