5 C
Prizren
E mërkurë, 1 Prill, 2026

Vazhdojnë të ikin masivisht nga Kosova

Arratisen14Javë më parë, familja tre anëtarëshe Beqiri, nga fshati Davidofc i Shtimes, pësoi tragjedi derisa po udhëtonte në mënyrë ilegale drejt Francës. Familja Beqiri është njëra nga shumë familje kosovare që vazhdojnë të marrin rrugën drejt vendeve të Evropës Perëndimore në kërkim të një jete më të mirë.

Në dhjetor 2013, Agron Beqaj (23), bashkëshortja e tij Edona ( 22) dhe djali i tyre Blinardi (10 muajsh), pësuan aksident në Aleksandri afër Romës në Itali. E vdekur mbeti Edona, në gjendje kome Agroni, e Blinardi ka shpëtuar pa lëndime.

Familjarët në Kosovë thanë se ata ishin duke udhëtuar me automjetin e një shqiptari nga Prizreni dhe kishin rreth 1 mijë euro me vete, para të marra borxh. Destinacioni i tyre ishte Franca. Familja Beqaj në Shtime deklaroi se jetojnë në gjendje të vështirë ekonomike.

Ky është rasti më i fundit që shtetasit e Kosovës përjetojnë fatkeqësi në përpjekje për të ikur nga vendi i tyre e për të shkuar azil. Arsyeja për këtë migrim në pjesën dërmuese të rasteve në mënyrë ilegale, pretendohet se janë hallet e mëdha ekonomike.

Numri i kosovarëve që vazhdimisht kërkojnë azil në njërin nga 28 vendet e Bashkimit Evropian vazhdon të mbetet i lartë. /Tribuna/

Më Shumë

Kosova ishte afër Botërorit, Ismet Kryeziu i KDI-së nuk e përballon humbjen, ia plas vajit

Kombëtarja e Kosovës në futboll ishte shumë pranë një arritjeje historike për kualifikim në Botëror, por ëndrra nuk u realizua. Ndeshja vendimtare solli emocione të...

Dardanët sot mbajnë stërvitjen e fundit para finales me Turqinë

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot do të mbajë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Turqinë. Dardanët dhe turqit do të përballen të martën mbrëma...

Lajmet e Fundit