Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Prizren

Sot, ka vazhduar aksionin për lirimin e hapësirave publike në Prizren.

Gjatë ditës janë ndërmarrë veprime në rrugët: “Jusuf Gërvalla”, “Fehmi Lladrovci”, “Beteja e Vërrinit”, “Shkelzen Draga” dhe rrugë të tjera brenda qytetit.

“Hapësirat publike në këto zona janë liruar duke hequr pengesat e vendosura në hapësira publike në forma dhe mënyra të ndryshme. Janë larguar reklamat e vendosura në trotuare ose në hapësira të tjera publike siç janë shtyllat e ndriçimit publik dhe shtyllat e rrjetit elektrik”, thuhet në njoftim të Komunës së Prizrenit.

Lirimi i hapësirave publike do të vazhdojë edhe ditët e javët në vazhdim

Më Shumë

Ansambli “Gurra” triumfon në festivalin “Anadrinia Jehon”

Është përmbyllur me sukses edicioni jubilar i 25-të i Festivalit të Folklorit “Anadrinia Jehon”, i cili për disa net me radhë mblodhi në Dejnë...

Martohet Blerando

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Blerando, i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me martesë me partneren e tij Albulena Krasniqi,...

Lajmet e Fundit