14.4 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Vazhdon mallkimi: Vdes një tjetër sportist i ri

Një tjetër tragjedi ka prekur sportin dhe kërë herë vjen nga çiklizmi: 23-vjeçari belg Michael Goolaerts ka pësuar atak kardiak gjatë garës, raporton TCH.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e së dielës, në trajektoren Paris-Roubaix, ku çiklisti belg ishte pjesë e skuadrës Verandas Willems-Crelan.

Çiklisti është parë i shtrirë në tokë pas një aksidenti dhe menjëherë i është dhënë ndihma e parë e më pas është transportuar në spitalin e Lilës, ku ka ndërruar jetë.

Në njoftimin që ka bërë skuadra thuhet se: Goolaerts ndërroi jetë pas një ataku kardiak. Pranë tij ishin familjarët. Ndërhyrja mjekësore nuk mundi t’i shpëtojë jet?n’.

Sipas raportit mjekësor Goolaerts i është dhënë ndihma me defribilaror nga stafi mjekësor i garës, përpara se të transportohej në Lil?.

 

Më Shumë

Prizreni dhe OSBE forcojnë bashkëpunimin institucional

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur në takim ushtruesin e ri të detyrës së drejtorit të Qendrës Rajonale të OSBE-së në...

Vetaksident në Prevallë, humb jetën një shtetas amerikan

Një shtetas amerikan e ka humbur jetën sot rreth orës 17:00 në Prevallë, pas një vetaksidenti. Rastin  e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë...

Lajmet e Fundit