8.4 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Vazhdon me intensitet të lartë realizimi i projekteve kapitale në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka mbajtur mbledhjen e përjavshme me drejtorët, ku u raportua për arritjet javore dhe planifikimin për ditët në vazhdim.

Situata aktualisht është nën kontrollë, në gjithë Komunën e Prizrenit, sa i përket reshjeve të vazhdueshme të shiut. Me këtë rast është themeluar edhe Shtabi Emergjent, të cilin mund ta kontaktoni 24/7 për çdo problematikë në terren që mund të shkaktohet nga reshjet.

Me prioritet, në këtë mbledhje, kryetari Totaj, ka kërkuar fillimin sa më të shpejt të projektit të futjes së kabllove elektrike nën tokë dhe rregullimin e kalldrëmeve në Shatërvan si dhe furnizimin e familjeve në nevojë me lëndë djegëse për sezonin e ftohtë.

Javën që po e lëmë pas, ka vazhduar me intensitet të lartë realizimi i projekteve kapitale në Komunën e Prizrenit, ndërsa, së shpejti fillon rregullimi i komplet infrastrukturës (kanalizim, ndriçim dhe asfaltim) në lagjen “Dardania” në Prizren.

Ka filluar kontrollimi i dokumenteve të lejeve të ndërtimit të sallave të dasmave dhe të vilave për përputhshmërinë e lejeve me ndërtimin në teren, ku do të merren masa nëse nuk ekziston harmoni mes dokumenteve dhe gjendjes në lokacionet e caktuara.

Është mbyllur me sukses “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” me aktivitete të nxënësve të shkollave të Prizrenit – gara në lëndë të ndryshme si dhe gara sportive e kulturore. Njëkohësisht, ka filluar furnizimi i shkollave me lëndë djegëse për sezonin dimëror.

Më 18 nëntor 2022, pas shumë vitesh pauze, u mbajt Festivali Mbarëkombëtar i Fëmijëve “Fluturat” në Qendrën Sportive “Sezai Surroi” në Prizren. Njëkohësisht, ka filluar faza e dytë e subvencionimit të projekteve të OJQ-ve. Në përfundim janë përgatitjet për “Festat e Nëntorit” dhe të “Dimrit Kulturor” që do të jenë shumë atraktive për qytetarët.

Gjatë javës që e lamë pas kanë vazhduar aksionet e inspektorëve komunalë për lirimin e hapësirave publike dhe trotuareve si dhe do të inspektohen lejet mjedisore për antenat e telefonive mbi ndërtesa. Inspektorët, gjithashtu kanë filluar kontrollimin e taksive me qëllim shpejtimin e qarkullimit të automjeteve në rrugët komunale.

Më Shumë

Sot, protestohet kundër rritjes së çmimit të energjisë

Dy organizata të shoqërisë civile, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe organizata “Përpjekja”, kanë paralajmëruar për sot protestë kundër rritjes së mundshme të...

“Drejtësi, jo politikë” i 17 shkurtit merr përkrahjen e Bali Muharremajt

Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli kanë vizituar Komunën e Suharekës, ku janë pritur nga kryetari i kësaj komune,...

Lajmet e Fundit