8.3 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Vdekja e Rexhep Vezajt që u godit nga rrufeja cilësohet e dyshimtë, avokati Berisha: Veprim i panevojshëm dhe i rëndë për familjen

Një rast i rëndë i ndodhi familjes Vezaj në Prizren, pasditen e djeshme, pasi vdiq familjari i tyre, Rexhepi, si pasojë e goditjes nga rrufeja.

Viktima u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk mbijetoi. 55-vjeçari ishte duke mbledhur sanë me traktor, në momentin që rrufeja e goditi.

Viktima u dërgua në spital për trajtim mjekësor, por përkundër intervenimit të mjekëve, nuk arriti të mbijetojë. 

Ky rast me urdhër të Prokurorit të Shtetit u iniciua si “vdekje e dyshimtë”. Këtë cilësim, avokati Besnik Berisha po e quan të panevojshëm, madje të rëndë për familjen e viktimës.

“Veprim hetimor absolutisht i panevojshëm ne këtë rast, por edhe i rëndë për familjen. Jam kureshtar të di se çfarë pret ky prokuror/e te zbulojë në këtë rast me autopsi?!Definitivisht dikush duhet t’ua mësojë se jo çdo vdekje e raportuar duhet të përfundojë në IML, sidomos kur shkaku i vdekjes është i njohur e dyshime për faj njeriu nuk ka. Kurseni nga traumat e dyfishta familjarët dhe mos i ngarkoni me punë pa nevojë zyrtarët”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Trupi i pajetë i 55-vjeçarit që vdiq tashmë është dërguar në IML për obduksion.

Më Shumë

Qytetarja nga Suhareka gjen 300 euro dhe i dorëzon në polici

Një akt i ndershmërisë qytetare ka tërhequr vëmendjen e Policisë së Kosovës në Suharekë. Më 6 mars 2026, qytetarja V. F. nga fshati Peqan, duke...

Arrestohen në Prizren dy të dyshuar për fajde, viktimës kërkuan t’ia marrin pronat në vlerë 1 milion euro

Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, pas zhvillimit të veprimeve hetimore, sipas autorizimit nga Prokuroria...

Lajmet e Fundit