Vdekja e turistëve rusë do të hetohet për “vrasje”

Dosja hetimore për vdekjen e katër turistëve rusë mbrëmjen e së premtes në një hotel në plazhin e Qerretit në Kavajë është regjistruar si procedim pa emër për veprën penale të “Vrasjes”.

Pas një mbledhjeje të zhvilluar sot grupi hetimor ka vendosur të regjistrojë hetimin nën këtë akuzë.

Hetuesit nuk kanë dalë ende në një përfundim për shkaqet e vdekjes pasi janë në ende në pritje të përgjigjes së analizave të ujit si dhe autopsisë së trupave të 4 viktimave.

Ata ishin një çift bashkëshortësh, vajza dhe dhëndri i tyre. Në hetime është përfshirë edhe ambasada ruse në Tiranë, raporton tvklan.

Më Shumë

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

Lajmet e Fundit