Vdekje në Skenën e Filmit

MartinNjë punëtor ndërtimtarie ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar gjatë punëve në një skenë filmi të regjisorit të njohur Martin Scorsese. Ekipi i filmit është shprehur i “shokuar dhe i pikëlluar me ngjarjen”.

Kulmi kishte rënë mbi punëtorët tajvanezë në Qendrën e Kulturës dhe Filmit Kinez. Ata ishin angazhuar si kontraktorë të pavarur për ta bërë të sigurt punën në një shtojcë të ndërtesës që vlerësohej jostabile. Aksidenti ka ndodhur pikërisht në të.

Të gjithë janë të shokuar dhe të pikëlluar si dhe shprehin shqetësimin e tyre më të thellë e simpatinë për familjet e të vdekurit dhe të të lënduarve”, thuhet në një kumtim të ekipit të filmit.

Tragjedia megjithatë nuk do të ndikojë në planin e xhirimeve të filmit që pritet të lansohet më 2016.

Liam Neeson, Adam Driver dhe Andrew Garfield luajnë në këtë dramë historike që ka për temë jezuitët portugezë të cilët ishin ndjekur në zonat e izoluara të Japonisë së Shekullit 17.
Filmi është adaptim i novelës së japonezit Shusaku Endo të vitit 1966 që ka të njëjtin emër – Silence/Heshtja – e që gjerësisht konsiderohet një magnum opus.

Më Shumë

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Puna u ndal paraditen e së hënës në vend-punishten e lagjes Arbana në Prizren. Kjo meqë rreth orës 9:00 këtu ndodhi një ngjarje e rëndë. Si...

Prizreni vazhdon shenjëzimin rrugor, ripërtërihet shtegu i biçikletave në qytet

Drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, ka përcjellë nga afër punimet për shenjëzimin horizontal dhe vertikal, të cilat po realizohen sipas planit në gjithë...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit