4.4 C
Prizren
E shtunë, 3 Janar, 2026

Vdes edhe një person nga koronavirusi në Kosovë

Edhe një person ka vdekur sot në Kosovë nga koronavirusi.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

IKSHPK-ja, ka njoftuar se nga data 08 shkurt deri më 07 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.352 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 184 me 5 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese (rasti i fundit nga Klinika Infektive me sëmundje shoqëruese infiltrim pulmonar, diabet tip 2, nefropati diabetike, tumor i gjëndrrës mbiveshkore të majtë, hipertension arterial dhe obezitet).

Ndërsa, janë konfirmuar edhe 19 raste të reja më koronavirus, duke shkuar kështu numri i të infektuarve në 184.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, shtatë (7) prej tyre me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri, tre (3) me vendbanim në Prishtinë, dy (2) me vendbanim në Senik-Malishevë dhe me nga një (1) rast nga vendbanimet në Llashkadrenovc-Malishevë, Sazli-Ferizaj, Ujmir-Klinë, Gjakovë, Gjilan, Topanicë- Kamenicë dhe Vushtrri.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Më Shumë

Dy të arrestuar për të shtëna me armë zjarri në Prizren, konfiskohen dy pistoleta e mbi 200 fishekë

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin për të shtëna me armë zjarri në Prizren. Atyre iu gjetën dy pistoleta, 247 fishekë dhe 95 gëzhoja. Sipas...

Viti i ri nis me temperatura deri në -9 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të kemi mot të vranët. Temperaturat minimale do të jenë deri në -9 gradë Celsius “Mot...

Lajmet e Fundit