Vdes ikona e grupit ‘Screaming Trees’

Mark Lanegan, këngëtari i grupit “Screaming Trees”, ka vdekur në moshën 57-vjeçare. Muzikanti, gjithashtu një anëtar i Queens Of The Stone Age dhe The Gutter Twins, ndërroi jetë këtë mëngjes në shtëpinë e tij në Killarney, Irlandë. Njoftimi u bë përmes një deklarate në llogarinë e tij në Twitter.

“Miku ynë i dashur Mark Lanegan ndërroi jetë këtë mëngjes në shtëpinë e tij në Killarney, Irlandë. Këngëtar, kompozitor, autor dhe muzikant i dashur, ishte 57 vjeç dhe ka lënë pas gruan e tij Shelley. Asnjë informacion tjetër nuk disponohet për momentin. Familja i kërkon të gjithëve që të respektojnë privatësinë e tyre në këtë moment.”

Lanegan ishte frontmeni i The Screaming Trees nga 1985-2000 dhe ishte gjithashtu i njohur për punën e tij me grupe si Queens of the Stone Age, Mad Season, The Gutter Twins dhe për bashkëpunimet e tij të shumta./ KultPlus.com

Më Shumë

Inspektorati komunal i Malishevës apelon për respektim të orarit të grumbullimit të mbeturinave nga bizneset

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që të respektojnë me përpikëri orarin e grumbullimit të mbeturinave...

Laura Fazliu në luftë për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka siguruar mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, pas një paraqitjeje të mirë...

Lajmet e Fundit