8.5 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Vdes një 25-vjeçare në Prizren, dyshohet se u vetëvra

Mbrëmjen e së hënës në Prizren ka vdekur një 25-vjeçare, e cila dyshohet se është vetëvrarë

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe Policia e Prizrenit, të cilët kanë thënë se fillimisht kanë marrë informatën se në emergjencën e spitalit të Prizrenit gjendet një vajzë me lëndime të rënda trupore.

“Me datën 6 në mbrëmje rreth orës 19:47 policia ka pranuar një informacion nga emergjenca e spitalit në Prizren se kanë pranuar një vajzë me lëndime të rënda trupore, e cila është në rrezik për jetë. Policia ka arritur në emergjencë dhe rreth orës 20:02 mjekët nga emergjenca kanë informuar policinë se ka ndërruar jetë. Viktima është femër, e vitit 1994”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Osmanollaj ka theksuar se policia e ka iniciuar rastin si vdekje e dyshimtë, ndërkaq trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /L.ÇETA/GazetaExpress

Më Shumë

Lirohet Gjesti

Reperi Besart Kelmendi, Gjesti, është liruar nga paraburgimi. Lajmin e ka bërë të ditur për Nacionalen avokati i tij Artan Qerkini. Gjesti ishte ndaluar për tri...

Brenda 24 orëve ndodhën 42 aksidente në trafik, policia shqiptoi 807 dënime

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar dhjetëra aksidente trafiku, ku përveç dëmeve materiale, një numër i konsiderueshëm i rasteve kanë përfunduar...

Lajmet e Fundit