4.6 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Vdes njëra nga këmbësoret që u aksidentuar sot në rrugën Gjakovë-Prizren

Njëra nga këmbësorët që u aksidentuar sot në rrugën Gjakovë-Prizren ka ndërruar jetë në QKUK.

Nga përplasja e dy makinave mbetën të lënduar shtatë persona, por më së keqi e pësuan dy këmbësorë që po prisnin autobusin.

Lajmin për vdekjen për Klankosova.tv e konfirmoi edhe zëdhënësi i policisë në Gjakove, Sheremet Elezaj.

“Në aksidentin e ndodhur sot në fshatin Rogovë (rruga Gjakovë-Prizren), fillimisht është raportuar për tre persona të lënduar (dy këmbësorë dhe njëri nga shoferët e automjeteve). Më vonë trajtim mjekësor ju është ofruar edhe katër personave tjerë (tre pasagjerë dhe shoferit të automjetit tjetër)”

“Jemi njoftuar se njëri nga këmbësorët (viktima femër), e cila ishte duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda trupore, fatkeqësisht ka ndërruar jetë”, tha Elezaj.

Elezaj, mes tjerash, tha e lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit dy shoferët e të dy automjeteve të përfshira në aksident, janë ndalur në mbajtje për 48 orë.

Më Shumë

Përkujtohen 68 të vrarët e masakrës së Fortesës

Në 27-vjetorin e ngjarjes tragjike të pranverës së vitit 1999, sot u përkujtuan 68 civilët e vrarë dhe të masakruar në fshatin Fortesë të...

Suharekë, homazhe në kujtim të viktimave të familjes Berisha

Në përkujtim të një prej ngjarjeve më të dhimbshme të luftës në Kosovë, sot u zhvilluan homazhe në nder të viktimave të familjes Berisha....

Lajmet e Fundit