14.1 C
Prizren
E martë, 13 Prill, 2021

Vdes regjisori i njohur Kujtim Gjonaj

Është ndarë nga jeta skenaristi dhe regjisori i mirënjohur Kujtim Gjonaj. Ai u nda nga jeta sot në moshën 74 vjeçare.

Kujtim Gjonaj ka qenë skenarist, regjisor i filmave dokumentarë dhe vizatimorë, producent dhe botues. Ai ka lindur në 13 nëntor të vitit 1946 në qytetin e Tiranës.

Në vitin 1968 mbaroi studimet e larta në Universitetin e Tiranës Dega Gjuhë – Letërsi dhe po atë vit fillon punën si redaktor i skenarëve të filmave dokumentarë në Kinostudion “Shqipëria e Re”.

Në vitin 1974 kalon si regjisor në sektorin e filmave dokumentarë duke shkruar edhe shumë nga skenarët e këtyre filmave.

Veprimtaria e Kujtim Gjonajt

Në vitin 1982 do të nderohet me Çmimin e II-të në Konkursin Kombëtar Letraro – Artistik për Skenarin për skenarin e filmit “Kryengritjet e Mëdha”, në vitin 1986 filmi “Më e madhja dashuri” do të vlerësohej si filmi më i mirë i vitit, në 23 prill të vitit 1990 filmi “Kështjella e Këngëve” do të vlerësohej me Kupën e Festivalit në Festivalin e VIII-të të Filmit Dokumentar dhe Vizatimor Shqiptar, në vitin 1995 filmi “Shembja e idhujve” do të vlerësohej me Çmimin e I-rë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të shkurtër në Palermo (Palermo Film Festival), në vitin 1998 do të vlerësohej gjithashtu me Çmimin e I-rë në Konkursin e V-të Ndërkombëtar të Mesdheut të Filmit Dokumentar dhe Reportazhit (Premio Internazionale del Documentario e del Reportage Mediterraneo).

Në filmin artistik ai ka shkruar katër skenarë, përmendim këtu skenarin e filmit “Thirrja” që do të ishte dhe skenari i tij i parë në filmin artistik në vitin 1976, filmat “Ata ishin katër” dhe “Cirku në fshat” në vitin 1977, filmin “Këshilltarët” në vitin 1979. Pas viteve 90’ Kujtim Gjonaj ka qenë për një kohë Drejtor i Alba Filmit dhe më pas krijoi një shtëpi prodhuese filmike, “Bota Shqiptare”, ndërmjet të cilës vazhdon krijimtarinë e tij profesionale.9

Kjo shtëpi prodhuese është edhe një shtëpi botimi ma anë të së cilës botuesi Gjonaj prodhon biografitë e figurave të shquara të kombit si Ali Pasha Tepelenën, Faik Konica, Jeronim De Rada, Naim Frashëri, Nënë Tereza, Sulejman Pitarka (Artist i Popullit)), etj. Këto biografi i shërbejnë më pas si bazë për skenarët e filmave dokumentarë mbi këto figura. Me dokumentarin “Enciklopedi që ecën më këmbë”, Kujtim Gjonaj do të vlerësohej me Kupën e Festivalit në Festivalin e XII-të të Filmit Dokumentar Shqiptar të mbajtur në Tiranë në vitin 2006./ news24/KultPlus.com

Më Shumë

12 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private...

Kadare i sinqertë: Kam duartrokitur dhe gjëra që s’duheshin duartrokitur

I sinqertë, shkrimtari i mirënjohur Ismail Kadare, në një bashkëbisedim me lexues në Vlorë, ka treguar se dy qytetet që kanë lënë shenjë në...

I mituri nga Prizreni therret me thikë nga një moshatar, përfundon në spital

Një i mitur është therur me thikë nga një i mitur tjetër në Prizren, ka bërë të ditur policia. Policia e Kosovës në raportin 24...

Ekspertët gjermanë të shëndetësisë kërkojnë mbyllje totale prej 2 deri në 4 javë

Një mbyllje totale e cila do të zgjaste prej 2 deri në 4 javë është e nevojshme për të mundur valën e tretë të...

Prizren, nusja dyshohet se ka kanosur vjehrrën

Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës së është kanosur nga reja e saj. Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:10 në Prizren. Me vendim...

Arrestohen dy persona në Prizren

Dy persona janë arrestuar në Prizren. Arrestimi i tyre është bërë me urdhër të gjykatës. Komunikata e policisë: ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR • Fsh. Vllashnje, Prizren...

Prizren: Grumbull i qytetarëve pa distancë (FOTO)

Një numër i madh i qytetarëve në Prizren kanë dalë për ta kaluar kohën e tyre të lirë. Në mungesë të qëndrimit në kafiteri dhe...

Policia jep detaje për gjetjen e parave të falsifikuara në Suharekë, arreston dy persona

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se dje në Suharekë policia ka pranuar një informacion nga një punëtore...

Zyba: Jam takuar me deputeten e AAK-së nga Suhareka, folëm për çështjen e presidentit

Deputeti i Vetëvendosjes, Salih Zyba ka folur rreth akuzave nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, se ka qenë ‘sekser’ i votave për zgjedhjen e...

Gastronomët paralajmërojnë protesta nëse masat anti Covid vazhdojnë edhe pas 18 prillit

Nga e mërkura kanë hyrë në fuqi masat e reja të Qeverisë me qëllim të kontrollit, parandalimit dhe luftimit të pandemisë. Me këtë vendim gastronomia...

Nagavci: Mësimi sot filloi pa pengesa, për javën e ardhshme do të vendoset sipas rekomandimeve

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se në këtë formë të mësimit do të vazhdohet këtë javë,...

Një ëndërr e lënë përgjysmë

Edhe gjashtë muaj e ndanin nga dita që në vogëli e kishte ëndërruar kaq shumë. “Çdo gjë ishte gati”, kujton Genta Lala, “fustani, ftesat,...

Policia në Prizren arreston dy grupe të dyshuar se vodhën mbi 22 mijë euro

Policia në rajonin e Prizrenit ka njoftuar se gjatë vitit 2018, 2019 dhe 2020, në fshatin Lubizhdë dhe Skorobishtë kishin ndodhur një numër i...

Fotografi të rralla e të vjetra të Prizrenit që datojnë nga viti 1913

Fotografi të rralla e të vjetra të Prishtinës e Prizrenit që datojnë nga viti 1913 Francezi, Albert Kahn gjatë vitit 1913 kishte vizituar Kosovën e...

Ronaldo publikon foto nga palestra, por e gjithë vëmendja shkon te Georgina për shkak të trupit të saj

Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë aktiv në palestër përkundër se ka një super trup të ndërtuar, shkruan Insporti.com. Sulmuesi portugez po punon...

City pret një përgjigjeje nga Messi

E ardhmja e Lionel Messit vazhdon të jetë e paqartë. Argjentinasit i skadon kontrata me Barcelonën më 30 qershor dhe për momentin nuk ka...

Lajmet e Fundit