20.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Vdes Sijam Gorani

Pas një sëmundjeje të rëndë, sot ka ndërruar jetë , në moshën 65 vjeçare, gazetari dhe redaktori shumëvjeçar i RTV21 Sijam Gorani.

Karrierën e tij prej gazetari Sijam Gorani e filloi në Radio Prishtinë, në sektorin e ekonomisë për të arritur deri te titulli i redaktorit.

Pas nxjerrjes se dhunshme nga Radio Televizioni i Prishtines, në vitin 1998 Sijami iu bashkua ekipit të Rtv 21, duke kontribuar deri në ditet e sotme, në detyrat e redaktorit, kryeredaktorit dhe së fundi në detyrat e drejtorit të UEB faqës së RTV21.

Mbledhja komemorative mbahet të hënën në orën 11:00 në Sheshin 21, ndërsa varrimi bëhet nesër, e hënë, në orën 13.00 në varrezat e Prishtinës.

Më Shumë

Prizreni diskuton rishikimin e Grantit të Performancës Komunale me partnerët ndërkombëtarë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot konsulentin ndërkombëtar për rishikimin e Grantit të Performancës Komunale, Gerhard Van’t Land, si dhe...

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet heroi Besim Ndrecaj

Besim Ndrecaj është dëshmor i kombit , i cili u vra më 3 maj të vitit 1995 nga forcat serbe në Suharekë. Ishte ai që...

Lajmet e Fundit