11.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Me Kumanovën

Kushtrim Gashi

Sekretari amerikan i shtetit Edvard Stetinius me 26 dhjetor 1944 në letrën e tij dërguar misioneve amerikane ndër të tjera potencon se kombi maqedonas nuk ekziston. Kjo vetëm na dëshmon se Maqedonia është një shtet pa identitet, një shtet pa emër dhe ekzistenca e këtij shteti është në krizë të vazhdueshme.
Duke qenë kësisoj ky shtet artificial për të mbijetuar diskriminon, kërcënon dhe sulmon shqiptarët. Kjo është e ngjashme me njeriun që nuk di të notojë dhe për të shpëtuar veten mbyt tjetrin.

Kjo qeveri e mjerë e një shteti që nuk ka identitet dhe pretendon të quhet Maqedoni duhet të ketë të qartë se pa respektimin e shqiptarëve si faktor qenësor jo vetëm që nuk do të ekzistojë Maqedonia, por s’do të ketë paqe dhe qetësi.
Maqedonet dhe shteti i tyre artificial duhet të kuptojnë se dhuna sjellë vetëm dhunë dhe kjo dhunë e ushtruar ndaj shqiptarëve në Kumanovë do të sjellë luftë, ku në rënd të parë do të djeg maqedonasit!

Të tentosh të kesh identitet kur në fakt nuk ke, të tentosh të mbetesh shtet kur je në një krizë shtetërore, të tentosh të jesh demokratik, kur je një regjim despotik, kjo pa mëdyshje që është marri e shekullit.
Shqiptarët tanimë janë lodhur dhe rraskapitur duke paguar haraçin e marrëzive të maqedonasve dhe kanë kapur pushkët për të mbrojtur familjet dhe shtëpitë e tyre.

Kur pushka kërcet gjërat thyhen e vështir se mund të rikuperohen, prandaj jeni përgjegjës për konfliktin e filluar ju sllav të një shteti pa identitet dhe pasojat e këtij konflikti do ti barteni para se gjithash ju!

Nëse ky shtet pa identitet vazhdon dhunën ndaj shqiptarëve, duke vrarë kështu edhe fëmijë, tani ose kurrë është momenti për ti dhenë fund kësaj dhune dhe këtij gjysmë shteti famëkeq.

Kombi shqiptar pashmangshëm duhet të bashkohet, të organizohet dhe nuk duhet të ndalet, duke qenë në përkrahje jo vetëm morale, por edhe materiale e ushtarake sepse veprimet e dhunshme ndaj popullsisë civile kudo në botë i kanë bërë agresorët dhe ata duhet ndalur.

Më Shumë

Përkujtohet dëshmori Ismajl Kryeziu

Të enjten është përkujtuar në 25 vjetorin e rënies heroike, dëshmori Ismajl Kryeziu. Në 25 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit Ismajl Kryeziu, është përkujtuar...

Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e Lubizhdës së Hasit

Në Lubizhdë të Hasit, të premten është mbajtur manifestim përkujtimor në nderim të 14 dëshmorëve dhe 40 martirëve të këtij lokaliteti. Familjarë të dëshmorëve...

Lajmet e Fundit