I jepet lamtumira e fundit Albës, vajzës së Fadil Kryeziut

I jepet lamtumira e fundit Albës, vajzës së Fadil Kryeziut

Nën masa të sigurisë, të premtën është varrosur në varrezat e qytetit të Prizrenit 22 vjeçarja, Alba Kryeziu, studente e gjuhëve të huaja në Gjermani.

Lajmin për vdekjen e saj, e ka konfirmuar pak orë para se trupi i pajetë e Albës të arrij në vendlindje, babai i saj, Fadil Kryeziu, drejtori i QRSHP në Prizren.

Duke respektuar masat e sigurisë, për t’i dhënë lamtumiren e fundit studentes së ndjerë, ishin familjarë të ngushtë dhe një numër i vogël i miqve të familjes Kryeziu.

Sipas njoftimit të babait të Albës, ajo kishte ndërruar jetë me datën 10 maj pas një sëmundje të papritur.

Ndryshe, Alba Kryeziu, ka qenë studente e vitit të fundit në fakultetin e gjuhëve të huaja në Universitetin e Münsterit-it në Gjermani. Ajo në Universitetin e këtij qyteti gjerman, ka studiuar fal edhe suksesit që kishte arritur në gjimnazin “Loyola”, duke qenë nxënëse e zellshme./Tv Prizreni


Vdes vajza e Fadil Kryeziut

Drejtori i QRSHP në Prizren, Fadil Kryeziu, ka njoftuar se më 10 maj 2020, pas njw swmundje të papritur ka ndërruar jetë në Gjermani e bija e tij, Alba, studente e moshës 22 vjeçe, raporton TV Prizreni

Ceremonia e varrimit organizohet sot , varësisht se kur mbërrin arkivoli i me trupin e pa jetë të Albës.

Ngushëllimet nga miqte dhe të tjerët i pranojmë edhe përmes telefonit dhe rrjeteve tjera sociale, njoftojnë prind e Albës së ndjerë, Fadil & Violeta Kryeziu.

Më Shumë

Triumf kuqezi në Vjenë, Alis kualifikon Shqipërinë në Finalen e Madhe të Eurovizion 2026

Nata e dytë e gjysmëfinales së Eurovision Song Contest 2026 ka ulur siparin me një lajm të jashtëzakonshëm për publikun shqiptar: Alis ka prekur...

Ku është Ukshin Hoti? – Tubim përkujtimor në Krushë të Madhe

Me rastin e përvjetorit të zhdukjes së Ukshin Hoti, në Kompleksin Historik “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe do të mbahet një tubim sensibilizues...

Lajmet e Fundit