20.8 C
Prizren
E shtunë, 1 Qershor, 2024

Vehapi, takim me nxënësit pas kthimit nga Suedia

Kryetari i komunës së Rahovecit, Idirz Vehapi, priti sot në takim nxënësit e shkollës fillore “4 Dëshmorët” nga fshati Ratkoc pas kthimit të tyre nga Suedia. Qëllimi i takimit të nxënësve me Vehapin ishte që të informojnë për vizitën shkollore të bërë në Suedi. Ku nga data 22-24 maj kanë vizituar qytetin Stockholm, ndërsa nga 25-29 maj nxënësit Bleona Morina, Diellza Morina, Albian Hoti dhe Denis Hoti, kanë qenë pjesë e procesit mësimorë në shkollat e komunës së Vertervikut.

Shani Hoti, mësimdhënës i shkollës “4 Dëshmorët” dhe iniciator kryesor për këtë vizitë njoftoi Vehapin, më për së afërmi lidhur me ecurinë dhe mbarëvajtjen e kësaj vizite.

“Ftesën për t’i vizituar shkollat e komunës së Vastervikut, e ka marrë nga mësuesi Agim Morina nga fshati Dobidol, me qëndrim të përhershëm në këtë qytet,gjithashtu edhe mësimdhënës i rregullt në katedrën e gjuhës shqipe. Për qëndrimin dhe shpenzimet e udhëtimit të këtyre nxënësve të cilët ishin për vizitë në Suedi janë përkujdesur, bashkatdhetarët nga komuna e Rahovecit të cilët jetojnë dhe veprojnë në Suedi. Kësaj vizite shkollore ju është dhënë një hapësirë e mjaftueshme edhe nga mediat kombëtare si RTK, KTV, dhe shtypit të shkruar”, tha Hoti.

Bleona Morina, njëra nga nxënëset pjesëmarrëse, thotë se: “Ne këto përvoja dhe eksperienca personale do të përpiqemi që t’i përcjellim tek bashkëmoshatarët tanë, me qëllimin e vetëm, që në të ardhmen ta shohim Kosovën duke ecur në rrugë të shteteve më të përparuara të botës”.

Ndërkaq, kryetari Idriz Vehapi, premton se në të ardhmen do të përpiqemi që të mbajmë këtë bashkëpunim dhe ta vazhdojmë me nxënës dhe mësimdhënës të interesuar për ta ngritur cilësinë në fushën e arsimit të komunës sonë.

“Ne të gjithë e dimë se pasuria me e madhe që ka Kosova, janë të rinjtë tanë, dhe në do të bëjmë përpjekje të vazhdueshme që ti përkrahim nxënësit në përgjithësi, sepse me përkrahjen e nxënësve dhe rinisë në kemi investuar në të ardhmen tonë”, potencoi Vehapi. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Jul Deda: Unë e fitova Big Brother Vip. Gjërat do sqarohen!

Aktori Jul Deda ka zgjedhur të flasë dy ditë pas finales se Big Brother Vip, me një video në Instagram. Juli falënderon mbështetësit e...

Egnatia, kampione e Shqipërisë për herë të parë

Egnatia mposhti Partizanin në finalen e Final 4 me rezultatin 1-0, falë golit të Ibrahimoglu. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, u dorëzoi medaljet dhe Kupën...

Lajmet e Fundit