16.8 C
Prizren
E premte, 18 Tetor, 2024

Vëllai i denoncueses: Dyshoj te motra, Agronin e kemi kushëri të afërt

elvira-300x224Ndërsa opinioni publik vazhdon të jetë i shokuar nga ngjarja e Sarandës, vëllai i denoncueses E.G ka dyshimet e tij për këtë histori.

Ai thotë se ka dyshime tek motra, pasi Agronin e kanë kushëri të afërt.
“Më gjetët mua si vëllain e madh të asaj zonjës, që besoj atë që thotë ajo, gjë që unë vetë personalisht e kam në dyshim.

Pse e kam në dyshim?
Që prej shkurtit që është futur te ajo zyrë motra ime, më ka thënë që do më ndihmojnë.
E kam takuar dhe personalisht, më tha dhe do më ndihmojnë për shtëpi e për shumë halle.
Mora vesh më vonë se ai i kishte ofruar punë kësaj në një hotel, pastruese.
Shkoi tek ai hoteli, jo lodhem shumë, jo është punë e rëndë, ankohej, iku nga ajo punë.

S’kemi pasur lidhje, flisnim ndonjëherë në telefon.
Para dy ditësh me merr në telefon dhe me tregon historinë me Agron Canen.
E pyeta si ndodhi kjo histori, ne jemi dhe kushërinj me Agronin, mos të ka shtyrë njeri?
Nuk jemi kushërinj të largët me Canen, por të afërt, babai im me gjyshen e Agronit ishin kushërinj të parë.

Po, jemi shumë të afërt, jo të largët, prandaj më vjen çudi dhe tronditem shumë,” tregon ai për A1Report.
Në fund, Durim G. shprehet se gjithçka që kërkon është vërtetësia e videos në fjalë, verdikt ky që do të jepet pas hetimeve të prokurorisë.
“Të vërtetën e videos dua unë, kaq. Nëse është siç thotë ajo, i puth dorën, pa manipulime pa gjë tjetër”.

Më Shumë

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet për dhunë ndaj gruas

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin se e ka sulmuar fizikisht gruan e tij. Atij i është gjetur një pistoletë pa leje dhe...

180 vite nga lindja e Fridrih Niçes

Sot janë bërë 180 vite nga lindja e një ndër filozofëve dhe mendimtarëve më të ndritur të shekullit të njëzet, Fridrih Niçe. Figura e...

Lajmet e Fundit