8.3 C
Prizren
E diel, 18 Maj, 2025

Vendos Kuvendi i Kosovës: FSK mund të shkojë në misione paqeruajtëse jashtë vendit

(E plotësuar) Me unanimitet të plotë është miratuar në Kuvend vendimi për dërgimin e FSK-së në misione paqeruajtëse jashtë vendit.

Me 92 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi vendimin për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.

Të gjitha grupet parlamentare fillimisht u shprehen pro këtij vendimi, teksa kërkuan nga Qeveria e Kosovës që të rrisë buxhetin dhe përkrahjen për FSK-në.

Kryeministri Avdullah Hoti në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku po shqyrtohet Propozim-Vendimit të Qeverisë për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, tha se vendimi për të dërguar FSK-në në misione paqeruajtëse jashtë vendit konfirmon besimin që kanë aleatët ndaj Kosovës.

“Përtej simbolikës, misioni i parë i pjesëtarëve të FSK-së na bën krenar edhe për faktin se ai do të bëhet në bashkëpunim të plotë me Gardën e Ajovës që ka dhënë mbështetje të madhe për ne”.

Hoti thotë se ky mision tregon se Republika e Kosovës merr përgjegjësinë për paqen globale në botë.

“Populli i Kosovës si pak popuj në botë e kupton rëndësinë e misioneve paqeruajtëse. E kemi provuar këtë para dy dekadave…Me këtë vendim ne sot renditemi krahë partnerëve tanë për të siguruar paqen në botë”, ka deklaruar më tej Avdullah Hoti.

——————————————————————————————-

Kuvendi i Kosovës po mban një seancë të jashtëzakonshme për shqyrtimin e Propozim-Vendimit të Qeverisë për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.

Mbledhja e Kuvendit po mbahet me kërkesën e kryeministri Avdullah Hoti për dërgimin e FSK-së në misione me Gardën Kombëtare të Iowa-s.

“Në bazë të ftesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Qeveria e Kosovës me 31 dhjetor 2021, ka miratuar vendimin për bashkë-dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit me Gardën Kombëtare të Iowa-s. Ky vendim i është dërguar Kuvendit të Kosovës me propozimin për dërgimin e kontingjentit të FSK-së në misione për mbështetje të stabilitet rajonal dhe operacioneve paqeruajtëse, nën Komandën Qendrore Amerikane”, thuhet në njoftimin e Qeverisë në detyrë.

Më Shumë

Behar Begaj i LDK-së dhe bashkëpunëtorët e tij i bashkohen Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren po vazhdon të zgjerojë radhët e saj me figura me përvojë të spikatur politike dhe organizative. Në këtë frymë, Behar Begaj...

Ndahet nga jeta avokati Ruzhdi Berisha

Ka ndërruar jetë avokati nga Prizreni, Ruzhdi Berisha. Familjarët kanë bërë të ditur se ai ka ndërruar jetë, duke lënë pas një boshllëk të madh...

Lajmet e Fundit