10.7 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Vendoset për rinumërimin e 8 vendvotimeve për kryetar dhe 35 për kuvende komunale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur për rinumërimin e 43 vendvotimeve të Zgjedhjeve Lokale 2021, të cilat u takojnë komunave të ndryshme.

8 vendvotime u takojnë Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, ndërsa 35 vendvotime të tjera u takojnë Zgjedhjeve për Kuvende Komunale.

Javën e kaluar KQZ kishte rinumëruar 8 vendvotime për Kryetarë të Komunave dhe 15 të tjera për Kuvende Komunale.

Vendimi i fundit i KQZ-së, për rinumërimin e 40 vendvotimeve, u mor pas rekomandimit nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve se pas procesit të hetimit të formularëve të rezultateve, të njëjtit nuk kishin mundur të regjistrohen si të rregullt.

Sipas KQZ-së, ka mospërputhje të të dhënave në formularët e rezultateve, ngatërrim të kategorive të fletëvotimeve, si dhe ka mospërputhje të votave të subjekteve me votat e kandidatëve.

Rinumërimi i këtyre vendvotimeve pritet të fillojë të hënën pasdite, në orën 17:00, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.

Pas rinumërimit të këtyre vendvotimeve pritet të fillojë numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

Më Shumë

Policia heton një rast dhunimi në Rahovec, i dyshuari në arrati

Një rast i dhunimit është raportuar të ketë ndodhur pasditen e së mërkurës në Rahovec. “Është raportuar se viktima femër kosovare është dhunuar nga i...

U prangosën për fajde në Prizren, iu caktohet nga një muaj paraburgim dy të dyshuarve

Është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji ndaj Eduard dhe Anton Kaçinarit,  të cilët dyshohen për, “Fajde” dhe “Detyrim” në Prizren. Gjykata Themelore në...

Lajmet e Fundit