8.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Veselaj-Gutaj: Totaj nuk ka pasur gisht në konkursin për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të shkollave në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, nuk është përzier në përzgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të rinj të shkollave. Gisht nuk ka pasur as në anulimin e konkursit për të njëjtat pozita, në 30 shkolla të tjera.

Garancinë për Totajn, e ka dhënë drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj.

“Ju siguroj se asnjë ndikim nuk e ka pasur as Totaj as unë tek Komisioni Përzgjedhës”, tregoi Veselaj-Gutaj, në seancën e fundit të Kuvendit Komunal.

Drejtoria e Arsimit në Prizren ka anuluar konkursin për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë për 30 shkolla.

Konkursi është rishpallur.

Ndërkaq, në konkursin e parë, me drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të rinj janë bërë vetëm gjashtë shkolla, shkruan “PrizrenPress”.

Partitë opozitare kanë akuzuar pushtetin për politizim të arsimit në Prizren.

Kuvendari i Lëvizjes Vetëvendosje, Karanfil Haxhillari, ka parashtruar një pyetje konkrete për drejtoreshën e Arsimit, Veselaj-Gutaj.

“A po depolitizohet arsimi në Prizren?”

Ju siguroj se se asnjë ndikim nuk e ka pasur Komisioni Përzgjedhës. Nuk do të ketë drejtorë, e as zëvendësdrejtorë të shkollave me emërime politike ,siç ka qenë deri më tash. Do të ketë drejtorë dhe zëvendësdrejtorë me integritet”, është përgjigjur Veselaj-Gutaj.

Kuvendari i LDK-së, Haziz Hodaj, ka shprehur habinë se si kandidatët për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të shkollave nuk kanë ditur të aplikojnë për këto vende të punës.

“Është fatkeqësi nëse kandidatët nuk kanë ditur t’i plotësojnë dokumentet. Është shqetësues”, tha Hodaj.

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka ftuar mësimdhënësit që të konkurrojnë në pozitat për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të shkollave, në konkursin e dytë që është shpallur./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Katër vite pa aktorin Rikard Ljarja

Aktori Rikard Ljarja lindi më 1 prill 1943 në Shkodër. Në vitin 1960 mbaroi maturën dhe në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e...

Vdes në QKUK personi që u aksidentua javën e kaluar në Prizren

Ka vdekur në QKUK personi i cili u aksidentua gjashtë ditë më herët në Prizren. Policia ka bërë të ditur se viktima ishte duke u...

Lajmet e Fundit