9.5 C
Prizren
E premte, 13 Shkurt, 2026

Veseli-Kurtit: Mos u dorëzo para Serbisë, mos e largo taksën

Lideri opozitar, kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti të mos e heqë taksën ndaj Serbisë.

Ka shpreh shqetësim nga, siç thotë ai, ngutisë së tepruar të Kurtit për të përmbushur kërkesat e Serbisë.

“Taksa ndaj importeve serbe ka qenë vendim dinjitoz i shtetit tonë për t’iu kundërvënë sulmeve të njëpasnjëshme që Serbia ka bërë kundër Kosovës. Shpreh shqetësimin për ngutinë e tepruar të kryeministrit të ri për të përmbushur kërkesat e Serbisë dhe për të rehatuar Listën Serbe, e cila u largua nga qeveria e kaluar për shkak të taksës”, shkruan Veseli në facebook.

Veseli, gjithashtu ka thënë se heqja e taksës do të dëmtonte më tej Kosovën.

“Një qeveri ka rënë si pasojë e taksës, gjë që ka dobësuar për një kohë Kosovën. Prandaj, nuk duhet të ketë manovrime politike për këtë temë të ndjeshme, e cila rrezikon ta dëmtojë më tej vendin tonë. Qeveria e re duhet të mos të dorëzohet para Serbisë përpara sfidave dhe vendimeve të mëdha që e presin Kosovën”, përfundon Veseli.

Kujtojmë se gjatë qeverisjes së PAN-it, ishte PDK-ja e cila kishte qëndrim të luhatshëm herë duke thënë që taksa duhet të hiqet, e herë duke thënë se ajo duhet të mbahet.

Më Shumë

Pullian shkëlqen në fitoren jetike të Rahovecit 029

Rahoveci 029 shënoi fitore jetike ndaj Vëllaznimit në javën e 19-të të ProCredit Superligës, ku më i miri në parket ishte Kentrell Pullian. Ai ndaj...

Totaj mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se ka pritur përfaqësuesen e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, me të...

Lirohet Haxhi Shala

Lajmet e Fundit