2.8 C
Prizren
E shtunë, 16 Nëntor, 2024

Veseli nga Prizreni u bën thirrje të rinjve të mos e braktisin vendin

Kryeparlamentari Kadri Veseli i shoqëruar nga ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka vizituar parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, një projekt i mundësuar nga KFORI gjerman në bashkëpunim me Giz-in, i cili ka kapur vlerën e 40 milionë eurove, raporton Ekonomia Online.

Veseli ka thënë se parku i ri inovativ për trajnime në Prizren është një potencial i jashtëzakonshëm për të rinjtë e Kosovës si dhe një mundësi e mirë për zhvillimin e Start Up-ve.

“Kjo çka kemi këtu si Kosovë, në Prizrenin tonë është një mrekulli dhe mundësi për vetë faktin se nuk besoj që dikush ka aktualisht në regjionin e Ballkanit këtë potencial që është i jashtëzakonshëm për zhvillimin e start up-ve, teknologjisë informative, përkrahjen edhe të bujqësisë, gjithashtu për përkrahjen e në standardi i cili nuk besoj që e ka asnjë nga spitalet në Kosovë, as private e as publike”, tha Veseli.

“… Jemi shumë falënderues ndaj qeverisë gjermane, ndaj KFOR-it gjerman, mirëmbajtja është e shkëlqyeshme, siguria është maksimale, jemi në rrugë të duhur, kemi marrë një nga vendimet më të mençura me krijimin e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, ky është drejtimi që i duhet Kosovës, ministri po bën shumë punë të mirë dhe të jeni të sigurt, jemi së bashku për të punuar me partnerët tanë gjerman”, tha Veseli.

Ai tha se Kosova nuk ka rrugë tjetër përveç drejtimit që është ekonomia e lirë e tregut dhe ndërmarrësia private, duke shtuar se qëllimi i vizitës së tij dhe ministrit Beqaj në parkun inovativ për trajnime në Prizren ka qenë orientimi i të rinjve që ata të qëndrojnë në vendet e tyre dhe të punojnë për vendin e tyre.

“Nuk do ndahemi në këtë ambient, do ketë ndërmarrës të rinj, për faktin që ne nuk kemi rrugë tjetër përveç drejtimit që është ekonomia e lirë e tregut, ndërmarrësia private, me këtë mundësi që na krijuar gjermania, ne jemi kampion në Ballkan me mundësi për t’i ofertuar investitorëve potencial të cilët do jenë të qasshëm për investime si mundësi në Kosovë”, tha ai.

“…Kjo është rruga e vetme e shpëtimit të Kosovës nga zmbrapsja që po ndodhë në vendet e Ballkanit, nuk kemi të bëjmë vetëm me Kosovën, kjo është një mundësi e jashtëzakonshme, sektori i teknologjisë së informacionit, të rinjtë tanë prej këtu kanë mundësi të punojnë në firma e vende perëndimore. Qëllimi i vizitës sime dhe Ministrit është ta promovojmë dhe ti orientojmë të rinjtë të mos shkojnë jashtë por të vijnë në këtë ambient sepse ky është vendi i tyre”, shtoi Veseli.

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, tha se për projektin e parkut të inovacionit dhe trajnimit, Qeveria e Kosovës ka kontribuar me 8 milionë euro, derisa tha se për funksionalizimin e këtij parku do duhet edhe ndihma financiare e Parlamentit të Kosovës.

“Ne sot bashkë më kryetarin Veseli jemi këtu për të vizituar parkun për trajnim dhe inovacion të Prizrenit, një hapësirë e dobishme për vendin, një hapësirë me shumë paisje, një vlerë e madhe financiare që KFORI gjerman e ka lënë, që është mbi 40 milionë euro. Me kryetarin ishim për të diskutuar veprimet që ne si Qeveri dhe Parlament me përkrahje financiare të parlamentit do të marrim në funksionalizim të këtij parku. Ideja është që parku të bëhet qendër e trajnimeve, të bëhet qendër edhe e inovacionit, por të fokusohemi edhe në teknologjinë informative në përpunimin e produkteve bujqësore, në turizëm, janë këto sferat që ne bashkë më gjermanët do mundohemi drejtë tyre”, tha Beqaj, raporton EO.

“…Projektin e fizibilitetit e ka bërë qeveria gjermane bashkë me Giz-in, tani kjo është në menaxhim të Giz-it, ne si qeveri kemi dhënë 8 milionë euro për 3 vitet e ardhshme. Tendenca jonë është që ky park të jetë jo vetëm park për Prizrenin por për Kosovën dhe rajonin”, tha Beqaj.

Më Shumë

Profesori Petrit Duraj i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren

Profesori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Dr. Petrit Duraj, i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren. Ai është mirëpritur nga kryetari i LVV-së në...

Moti sot: Diell dhe vranësira, temperaturat deri në 9 gradë Celsius

Sot në Kosovë do të mbizotërojë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1...

Lajmet e Fundit