11.9 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Veseli përkujton Shaban Polluzhën

Kadri Veseli te varri Shaban PolluzhesKryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka përkujtuar rezistencën e parë antikomuniste të Shaban Polluzhës dhe ka vlerësuar mobilizimin e ‘plakut bujar’ për të mos ju nënshtruar një regjimi të tillë.

Lexoni të plotë shkrimin e Kadri Veselit në Facebook:

Sot, më 21 shkurt, është përvjetori i rënies së heroit të Kosovës, Shaban Polluzha.

Shtatëdhjetë vite më parë, Kosova dhe Drenica po përballeshin me një terror të pashembullt. Derisa fashizmi po tërhiqej, një regjim po aq brutal po instalohej në trojet shqiptare, regjimi komunist.

Të rinjtë e Kosovës ose vriteshin ose mobilizoheshin dhunshëm për t’i larguar nga Kosova, në mënyrë që shqiptarët të nënshtroheshin më lehtë. Shaban Polluzha me mijëra djem nga e gjithë Kosova u ngrit kundër këtij terrori, duke shënuar kështu rezistencën e parë antikomuniste në Evropë.

Nderim të përjetshëm këtij burri të madh të Kosovës, plakut bujar, luftëtarit të paepur të lirisë së Kosovës, komandantit me plis të bardhë – Shaban Polluzha!

Më Shumë

Totaj nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi për projektin DIG4K, mbështetje për digjitalizimin e bizneseve në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka nënshkruar sot Memorandum Bashkëpunimi me Innovation & Training Park (ITP Prizren) dhe Makerspace Innovation Center Prizren...

I kërkonin 100% kamatë mujore viktimës, arrestohen dy të dyshuar për fajde në Prizren

Dy persona janë arrestuar në Prizren nën dyshimin për fajde. Sipas raportit 24-orësh, të dyshuarit dyshohet se kanë ngarkuar një viktimë mashkull kosovar me kamatë...

Lajmet e Fundit