14.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Veseli: Rinia e Sharrit i takon Dekadës së Re

Të rinjtë e të gjitha strukturave lokale të Rinisë Demokratike në Sharr, ishin mikpritës të Kryetarit të PKD-së, Kadri Veseli, me ç’rast zhvilluan edhe Kuvendin zgjedhor të të rinjve të PDK-së në qytetin më jugor të Kosovës.

Siç thuhet në një njoftim, kryetari Kadri Veseli, tha se Dekada e Re i takon rinisë e cila do të jetë shtyllë kryesore e zhvillimit të shtetit.

“Rinia jonë në historinë tonë të re, vlerësohet për aktivizmin e saj për shtetin dhe ndryshimin, ajo nuk ishte as nuk duhet të jetë vrojtuese pasive e proceseve. Kjo është vlerë e rinisë tonë, e cila punon dhe angazhohet për më të mirën e vet dhe të vendit. Partia Demokratike e Kosovës është adresa e duhur e të rinjve aktiv, që e duan vendin e vet dhe punojnë për ta bërë më të mirë. Dekada e Re, është faza e re e vendit tonë, e partisë tonë, ku të rinjtë janë fokus i saj, për zhvillim ekonomik dhe proceset integruese euro-atlantike”, theksoi kryetari Veseli.

Kreu i Partisë Demokratike tha se të rinjtë ishin dhe mbesin fokus i PDK-së.

“Dekada e Re, me pjesëmarrjen e rinisë tonë të mrekullueshme dhe inovatore, do ta ofroj vendin me vlerat evropiane ku në fokus është mirëqenia e të gjithë qytetarëve, promovimi i mundësive dhe gjasave të secilit”, theksoi Kryetari Veseli, duke shtuar se qëllimi madhor është Kosova e zhvilluar ekonomikisht dhe e integruar në Bashkimin Evropian. /Telegrafi/

Më Shumë

Moti sot me diell dhe vranësira

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës pritet të shtohen, ku ka mundësi të sjellin ndonjë reshje të...

Dy arsye pse Allegri mund të shpëtojë punën e tij te Juventusi

Massimiliano Allegri thuhet se mund të shpëtojë punën e tij te Juventus-i për dy arsye, edhe nëse bardhezinjtë duket se kanë marrë tashmë një...

Lajmet e Fundit