6 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Veseli:Kosova ka ecë përpara, por nuk ka vend për mburrje

Kadri Veseli15-12Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në seancën solemne me rastin e shtatë vjetorit të pavarësisë, tha se pa sundim të ligjit nuk do të ketë përparim në integrimet evropiane

Nuk do të ketë siguri për qytetarët dhe as investime të huaja që ndikojnë në jetën tonë.Ai tha se përvjetori i pavarësisë është ditë e përkujtimit të gjeneratave që dhanë gjithçka nga vetja vetëm e vetëm që dita e pavarësisë të zbret në Kosovë por edhe ditë për punën e përbashkët për të ecur përpara.

Veseli shtoi se Kosova gjatë këtyre viteve ka ecë përpara në zhvillimin ekonomik por vend për mburrje nuk ka sepse vazhdojmë të përballemi me sfida të mëdha.

“Pa sundim të ligjit nuk do të ketë përparim në integrimet evropiane, pa sundim të ligjit nuk do të ketë siguri për qytetarët dhe as investime që ndikojnë në jetën tonë. Kosovën do ta bëjmë ashtu siç e deshën paraardhësit tonë dhe ashtu siç e duan pasardhësit tonë”, ka thënë ai.

Më Shumë

Gërvalla për Avdylin: Është impulsiv, do diskutojë me të

Donika Gërvalla në cilësinë e bashkëkryetares së partisë Guxo ka folur edhe për dorëheqjen e deklaruar nga deputeti, Haxhi Avdyli nga të gjitha pozitat...

QKMF-ja në Prizren pranon donacion me pajisje mjekësore

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhip Berisha” në Prizren ka pranuar me kënaqësi një donacion të vlefshëm nga KosovaMed Healthcare sh.p.k., që përfshin...

Lajmet e Fundit