11.8 C
Prizren
E premte, 31 Mars, 2023

Vetëm dy për qind e mësimdhënësve i janë nënshtruar vlerësimit të performancës

Inspektorati i Arsimit brenda një viti ka arritur të vlerësojë performancën e vetëm 443 mësimdhënësve të Kosovës. Sipas të dhënave zyrtare të MASHT-it, në nivelin fillor, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë janë të angazhuar gjithsej 22.714 mësimdhënës.

Vlerësimi i performancës po realizohet me shumë vështirësi meqë në kuadër të Inspektoratit të Arsimit janë vetëm 20 inspektorë të angazhuar në kryerjen e këtij vlerësimi. Procesi i vlerësimit të performancës së mësimdhënësve (VPM) ka nisur më 4 tetor të vitit të kaluar. Udhëheqës të MASHT-it ishin zotuar se këtë vit do ta shtojnë numrin e inspektorëve, mirëpo deri tash kjo nuk është realizuar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Drejtori i Inspektoratit të Arsimit, Dëfrim Gashi, ka thënë se në fazën e parë procesit të VPM-së u janë nënshtruar 216 mësimdhënës, ndërsa në fazën e dytë 227 mësimdhënës. Sipas tij, pas analizimit të të dhënave nga terreni do të përgatitet raporti për vitin e parë të këtij procesi (tetor 2018-tetor 2019).

“Bazuar në Ligjin për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës, vlerësimi i performancës së mësimdhënësve është njëri ndër 6 llojet e inspektimeve, si dhe është ngushtë i lidhur me procesin e licencimit dhe me atë të zhvillimit profesional të mësimdhënësve. Si i tillë ky proces është i vazhdueshëm. Deri në fund të vitit shkollor 2018/2019 (qershor 2019) këtij procesi iu kanë nënshtruar dhe janë vlerësuar 443 mësimdhënës”, ka theksuar Gashi.

Më Shumë

Moti sot me pak vranësira dhe intervale me diell

Sot do të mbajë mot kryesisht stabil, me pak vranësira dhe intervale me diell. Sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale të ditës...

24 vjet nga masakra e familjes Berisha në Suharekë

24 vjet më parë, forcat serbe, fillimisht kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të rreth 50 anëtarëve të familjes Berisha në Suharekë e...

Lajmet e Fundit