7.2 C
Prizren
E mërkurë, 11 Mars, 2026

Vetëvendosje kërkon vota në Lagjen e Trimave në Prizren

Aktivitetet për ditën e djeshme Lëvizja Vetëvendosje në Prizren i ka përmbyllur me takimin që patën me banorët e Lagjes së Trimave.

Kandidatët për deputetë, Dafina Alishani, Yllza Hoti, Artan Abrashi, Drita Millaku, Visar Korenica, Arbër Rexhaj, si dhe kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, kanë shpalosur prioritet e programit të qeverisë Kurti.

Fillimisht, Dafina Alishani, tha se ndryshimi i shumëpritur në këtë vend vjen kur të votohet lista në ditën e zgjedhjeve e cila mban numrin 126.

Ndërkaq, kandidatja, Yllza Hoti, shtoi se prioritet i Lëvizjes do të jetë rinia dhe se me qeverisjen Kurti Kosova do të bëhet një vend i jetueshëm edhe për rininë.

Artan Abrashi, tha se mbështetja e banorëve të Lagjes së Trimave do të jetë vendimtare në ditën e zgjedhjeve. Drita Millaku, kandidate për deputete, edhe para banorëve tëkësaj lagje, e potencoi nevojën e ndryshimit, ndërsa Visar Korenica, u tha se nëse me Mytën keqqeverisjes së kaluar ia kemi bërë shah, me Albinin do ti’a bëjmë“mat”.

Arbër Rexhaj, kandidat për deputet tha se zgjedhjet e 6 tetorit për banorët e Kosovës, janë një lloj referendumi.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, duke e parë entuziazmin e këtyre banorëve tha se tashmë ekziston mundësia për ndryshimin e madh, tha ai. Lëvizja Vetëvendosje, nesër organizon tubimin qendror në orën 18:00, në qendrën sportive “ Sezai Surroi” në Prizren./TV Prizreni

Më Shumë

Adelina Ismaili: Shkurte Fejza meriton të ketë një përmendore

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili ka folur për ndikimin e Shkurte Fejzës në muzikën shqiptare gjatë intervistës në SOL në Klan Kosova. Ajo theksoi se...

Diskutohet zhvillimi i Arsimit Dual Profesional në Suharekë

Në Suharekë është mbajtur një takim në kuadër të projektit të Qeverisë Gjermane “Aftësim për Tregun e Punës”, i cili implementohet nga GIZ, ku...

Lajmet e Fundit