Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren ka ngritur akuza të rënda ndaj udhëheqjes komunale, duke e quajtur procesin e subvencionimit të festivalit “Rock & Blues” si një shembull të qartë të klientelizmit dhe keqpërdorimit të buxhetit publik.
KLIKO LINKUN: https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/2024473561693409
Sipas Vetëvendosjes, nuk bëhet fjalë për një gabim administrativ apo rastësi, por për një skemë të mirëorganizuar që favorizon individë të lidhur ngushtë me kryetarin e Komunës, Shaqir Totaj.
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
“Përfituesi kryesor i subvencioneve për festivalin “Rock & Blues”, Hekuran Gashi, nuk është i njohur si figurë në skenën muzikore të qytetit dhe nuk ka kontribute të dokumentuara në jetën kulturore të Prizrenit. Përkundrazi, ai përshkruhet si eksponent politik i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), me lidhje të ngushta personale dhe familjare me kryetarin aktual të komunës, Shaqir Totaj”,thuhet në reagimin e VV-së.
“Po flasim për një individ që shihet hapur në shoqërinë e kryetarit dhe që njihet si shok i ngushtë i djalit të tij. Nuk është rastësi që organizata përmes së cilës përfiton subvencionet – ‘Melodia e Rok & Bluz në Turizëm’ – është themeluar menjëherë pas marrjes së mandatit nga Totaj”.
Sipas të dhënave të publikuara nga VV, vlerat e subvencioneve të ndara për këtë festival janë në rritje të vazhdueshme:
Në vitin 2023: 58,000 euro
Në vitin 2024: 95,000 euro
Në vitin 2025: 119,000 euro
Kjo do të thotë se për tri vite, organizata e përfshirë ka përfituar gjithsej 272,000 euro nga buxheti komunal, duke nxitur dyshime të forta për favorizim politik.
“Ky është një abuzim i pastër me fondet publike, ku pushteti lokal i ndan mjetet sipas lidhjeve partiake e personale dhe jo bazuar në merita artistike apo kulturore. Kultura në Prizren po shndërrohet në mall politik për përdorim elektoral”.
Lëvizja Vetëvendosje kërkon nga organet kompetente që të nisin hetime të menjëhershme lidhur me shpërdorimin e mundshëm të buxhetit komunal. Ata e përmbyllin deklaratën me thirrjen që Prizreni të mbetet kryeqytet i kulturës së mirëfilltë dhe jo i klientelizmit.
Marketing
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren