2.2 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Vetëvendosje në Prizren fajëson Totajn dhe PDK-në për mosfaljen prej 100 euro të tatimit në pronë

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar  kryetarin e Prizrenit Shaqir Totajn dhe subjektin e tij politik(PDK), për  bojkotimin e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit për faljen prej 100 euro të tatimit në pronë.

“Sot ishim dëshmitarë  se si pushteti i PDK-së në Prizren, përmes bojkotit të kuvendarëve të saj në Kuvendin Komunal pamundësoi votimin për propozimin tonë dhe të kuvendarëve tjerë, atë të faljes së tatimit në pronë në vlerën të 100 euro për vitin 2023”,thuhet në reagimin e LVV- së në Prizren.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Shaqir Totaj përmes veprimeve korruptuese, për të cilat e kemi parë tek fliste në një audio inçizim, duke treguar se si është e rëndësishme që një kryetar të ketë nën kontrollë Kuvendin Komunal, dëshmoi edhe sot, që atë kontrollë e përdorë kundër interesave të qytetarëve”.

“Sot, PDK-ja bojkotoi seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, duke pamundësuar një vendim të drejtë, legjitim dhe të konfirmuar nga Gjykata Kushtetuese në interesin e qytetarëve të komunës sonë”.

“Ishte po i njëjti Shaqir Totaj, që kishte kishte kundërshtuar mundësinë e faljes së tatimit në pronë në shumën deri në 100 euro, duke dërguar ligjin për falje në Gjykatën Kushtetuese”.

“Edhe pse ajo në Aktgjykimin e nxjerrë me datën 22 nëntor i dha të drejtë Qeverisë lidhur me këtë çështje, pushteti në Prizren nuk reflektoj edhe pas këtij vendimi”.

“Qytetarët e Prizrenit do të mbajnë mend shumë gjatë këtë veprim të partisë që po qeverisë me Prizrenin”.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

Më Shumë

Dominimi i Ballkanit: Klubi, futbollisti dhe trajneri më i mirë për vitin 2024

FC Ballkani ka vulosur edhe një herë statusin e tij si fuqia kryesore në futbollin kosovar, duke fituar tre çmime madhore për vitin 2024....

Vetëvendosje akuzon drejtorin Lamaj për manipulim të çmimit të shtyllave elektrike në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të drejtorit të Shërbimeve Publike të kësaj komune, Çelë Lamaj, të bëra gjatë seancës së...

Lajmet e Fundit