7 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Vetëvendosje në Prizren: Kandidati i PDK-së Shaqir Totaj, po përdorë gjuhë fashiste

Alisa Hasani zëdhënëse e Shtabit Zgjedhor të Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, në një konferencë të jashtëzakonshme e ka prezantuar një audio incizim ku dëgjohet zëri i kandidatit të PDK-së Shaqir Totajt nga një tubim në Has dhe në lagjen “Jeta e re” në Prizren.

Alisa Hasani tha se zëri që dëgjohet në rastin e parë thotë: “A mendoni se dikush…turqelia që s’di me fol shqip ka me ardhë me ta rregullu çështjen e ujit dhe të rrymës.”

Në rastin e dytë Totaj dëgjohet duke thënë” “Ka ardhë koha me mendu që qytetin e Prizrenit dhe Hasin mos me ua lënë në dorë njerëzve që s’dinë me fol shqip.”

Hasani tha se “aludimi është i çartë. Shaqir Totaj shpif për kandidatin e Lëvizjes vetëvendosje Mytaher Haskuka gjoja se nuk është shqiptar. Pos shpifjes, mesazhi që shpërfaqet është një gjuhë e padëgjuar një gjuhë përçarëse dhe fashiste. Këtë incizim na e kanë sjell disa qytetarë që kanë qenë të frustruar me këtë gjuhë përçarëse” tha ajo.

Lëvizje Vëtëvendosje në këtë konferencë të jashtëzkonshme duke e dematuar Totajn shpalosi një pjesë të biografisë së kanddiatit të saj .“

“Mytaher Haskuka është shqiptar. Shumica e e qytetarëve të Prizrenit e njohin kandidatin tonë dhe familjen Haskuka në përgjithësi. Gjyshi i Mytaherit ka qenë i burgosur politikë gjatë viteve 1945 – 1949 për çështje kombëtare. Mytahere Haskuka është një prej themeluesve të Departamentit të Psikologjisë në Universitetin e Prishtinë dhe mbi 10 vite ligjëron në gjuhën shqipe në këtë universitet. Ai ka doktoruar në Minhen ndërsa studimet postdiplomike i ka kryer në Stamboll. Ka punuar 10 vite në UNDP. Dy herë është zgjedhur Deputet në Parlemntin e Kosovës me përkrahje të madhe edhe nga Komuna e Prizrenit.Ai i flet 5 gjuhë dhe në të gjitha aspektet është superior kundrejt kandidatit të PDK-së Shaqir Totaj. Si në aspektin akademik profesional edhe në aspektin politik e moral”

Sipas zëdhënëses së Shtabit Zgjehdor të Lëvizjes vetëvendosje në Prizren, “në pamundësi për ta fituar përkrahjen në terren ,me këtë diskurs shpifës e përçarës, PDK debatin për të parin e qytetit, në rrethe të mbyllura mundohet ta kompenzoj me shpifje dhe etiketime, një teknikë kjo e vjetër e shkollës së SHIK-ut”.

“Ky diskurs përçohet ne media sociale dhe debatin mundohen me e ul në nivele fisnore. Prizreni njihet për një bashkëjetesë tradicionale ndëretnike. Shaqir Totaj dhe kjo mendësi e cenojnë këtë dhe shkon më tej duke i cenuar verat demokratike të Prizrenit. I përçmon komunitetet dhe shpërndan gjuhën e urrejtjes. Ata mendojnë të fitojnë me një rajonalizëm mesjetar dhe mundohen ta instaojnë një fashizëm” tha Hasani.

Sipas Vetëvendosjes “ndryshimi në Prizren është i domosdoshëm dhe kjo vjen me njerëz të ndershëm, të dijshëm dhe punëtor dhe ky ndryshim mund të vijë vetëm me Vetëvendosjen dhe Mytaher Haskukën.

“I kemi bërë edhe para një jave thirrje PDK-së me i ndal shpifjet dhe i kemi bërë thirrje për një fushatë etike dhe të ndershme. Mesazhi ynë është i çartë ti ndalin këto shpifje dhe këtë gjuhë përqarëse dhe i kemi bërë thirrje për një fushatë etike dhe të dinjitetshme”./gazetaere/

Më Shumë

Ylli shkëlqen ndaj Tiranës

Golden Eagle Ylli fitoi përballjen ndaj Tiranës me rezultat 87:59 (32:12, 16:22, 26:14, 13:11), në javën e parë të Ligës Unike. Te vendasit u dalluan...

Suharekë, institucionet lokale apelojnë për festime dinjitoze dhe pa krisma

Në takimin e fundit të Koordinimit Lokal për Siguri për këtë vit, të kryesuar nga nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka, u diskutua...

Lajmet e Fundit