20.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Vetëvendosje në Prizren mohon akuzat e PDK-së për “blerje votash” (Video)

Shefi i shtabit zgjedhor të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Karanfil Haxhillari ka pohuar se komisionerët e këtij subjekti politik kanë denoncuar dy raste të fotografimit të votës. Gjatë një konference për shtyp ai ka theksuar se “PDK e kapur në flagrancë, akuzon të tjerët”.

“Në qendrën e votimit 2003a, në SHFMU Abdyl Frashëri në Prizren, kryesuesi i vendvotimit, Ardi Pulaj i LVV ka vënë re një qytetar duke fotografuar votën në kabinën e votimit. Menjëherë e ka lajmëruar policinë, policia e ka shoqëruar qytetarin në stacion, për ta intervistuar. Vota, e cila u bë e pavlefshme, u pa nga komisionerët se ishte e PDK-së. Ky është rasti për të cilin PDK akuzoi LVV për kinse blerje votash. Pra PDK e kapur në flagrancë, akuzon për shkeljet që bën vetë”, ka thënë Haxhillari.

Ai ka theksuar se një informatë tjetër ka të bëj me qendrën e votimit në ShFMU “Mustafa Bakiu”, ku “komisionerja e LVV e zbulon një qytetar duke bërë fotografimin e votës dhe e raporton tek kryesuesi dhe Policia”. “Policia e shoqëron për intervistim qytetarin në fjalë”, ka deklaruar Haxhillari.

Ai i ka bërë thirrje votuesve që të mos fotografojnë votat e tyre. “Komisionerët e vëzhguesit tanë do të raportojnë secilin rast. Komisionerët e vëzhguesit tanë janë të përgatitur për ta mbrojtur votën”, ka thënë ai.

Ndërsa kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka në rrjetet sociale ka theksuar se “me raportimin e komisionerëve të Lëvizjes Vetëvendosjes, dy persona janë arrestuar për fotografim të votës. Në rastin në sh.f. “Avdyl Frashëri” vota ishte e PDK-së”.

Ai ka shprehur qëndrimin se “fotografimi i votës është vepër penale”, dhe se “komisionerët dhe vëzhguesit tanë janë në nivel të detyrës dhe NUK do të lejojmë abuzimin me vullnetin qytetar”.

“PDK-ja si gjithmonë me shpifje, por paratë e pista të tyre nuk mjaftojnë për ta blerë vullnetin e popullit”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

LVV NË PRIZREN I KUNDËRPËRGJIGJET AKUZAVE TË PDK-së PËR BLERJE VOTASH

LVV NË PRIZREN I KUNDËRPËRGJIGJET AKUZAVE TË PDK-së PËR BLERJE VOTASHShefi i shtabit zgjedhor të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Karanfil Haxhillari, përmes një konference për media i është kundërpërgjigjur akuzave të degës së PDK-së për blerje votash.

Gepostet von Televizioni Prizrenit am Sonntag, 6. Oktober 2019

Më Shumë

Në Rahovec vidhet filtri për pastrimin e mbeturinave në lum

Në Rahovec është vjedhur filtri që shërben për pastrimin e mbeturinave në lum. Siç shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, vlera e...

Policia shqipton mbi 1 mijë e 600 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1669 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit