15.8 C
Prizren
E diel, 4 Qershor, 2023

Vetëvendosje në Prizren uron festën e Kurban Bajramit

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren të gjithë besimtarëve muslimanë ua ka uruar festën e Kurban Bajramit.

“Në këtë ditë feste të Kurban Bajramit lartësohen vlerat si sakrifica e solidariteti në mes njerëzve. Këto vlera janë udhërrëfyese edhe sot, e sidomos këtyre ditëve kur njerëzimi po përballet me vështirësi të shumta, por edhe nevoja për mbështetje në njëri-tjetrin është që po aq e madhe”, thuhet në urim, transmeton PrizrenPress.

“Kësaj here Kurban Bajrami po shënohet në rrethana e kushte aspak të zakonta. Nga falja e deri tek vizitat e zakonshme tek familjarët e të afërmit që detyrohemi t’i kufizojmë për të mbrojtur shëndetin e njëri-tjetrit”.

“Me dashurinë për të afërmit e me përkujdesjen për ata që ndodhen në vështirësi, si popull do të tejkalojmë edhe këto vështirësi. Duke qenë bashkë në rrugëtimin për drejtësi, barazi e mirëqenie, me gjithë gjendjen e rëndë e sakrificat që lypsen, shoqëria do ta ketë me të lehtë përballjen me vështirësitë e sotme, sado të shumta që janë”.

“Besimtarëve myslimanë e familjeve të tyre u urojmë një festë sa më të mbarë. Me fat Bajramin!”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Haaland paralajmëron Interin: City me bleu për tripletën

Erling Haaland e ka shijuar në maksimum sezonin e parë në Angli, dhe këtë e dëshmojnë numrat e tij. Haaland, ka pasur një sezon të...

Zgjedhjet në Turqi, Erdogan drejt fitores

Në Turqi është duke përfunduar numërimi i votave në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale ku u ballafaquan presidenti i tanishëm, Recep Tayyip Erdogan dhe kandidati...

Lajmet e Fundit