13.8 C
Prizren
E enjte, 10 Tetor, 2024

Vetëvendosje e quan joserioze nismën e AAK’së

DardanMolliqaj-vvLëvizja Vetëvendosje mendon se iniciativa e AAK’së për të rrëzuar Qeverinë e Hashim Thaçit nuk është e sinqertë dhe nuk është serioze.

Sekretari i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, ka thënë për Kosovapress, se subjekti i tij politik do të përkrahte një iniciativë të tillë, sikur ajo të buronte nga koordinimi i gjithë spektrit politik opozitar.

Për më tepër, Molliqaj e quan AAK’në një opozitë formale.

“Kjo iniciativë është iniciativë e një subjekti politik i cili formalisht ka qenë në opozitë, por përmbajtësisht ka qenë në pozitë. Është subjekti i cili ja ka vazhduar jetën Qeverisë Thaçi dhe e ka mbështetur atë në projekte kapitale të dëmshme për vendin tonë, siç janë negociatat, dialogu, pastaj çështja e privatizimeve”.

“Për të mbështetur ose jo një iniciativë të tillë ajo duhet të jetë iniciativë e opozitës, pra jo iniciativë e opozitës formale që është pozitë përmbajtësore dhe duhet të vije nga një takim i përbashkët i forcave opozitare, ku do të koordinoheshim paraprakisht, për datat dhe hapat konkret deri te rrëzimi i Qeverisë”.

Molliqaj ka thënë se kjo iniciativë i ngjan shumë iniciativës së AKR’së në vitin 2010, ku me ndihmën e vetë Qeverisë u rrëzua Qeveria.

Tutje, duke folur për Kosovapress, Dardan Molliqaj ka thënë se Qeveria nuk duhet të rrëzohet vetë, por duhet ta rrëzojë opozita.

Ai thotë se kur të dalë një iniciativë e koordinuar nga opozita, Vetëvendosje do ta mbështesë.

“Ajo që neve na duket nga kjo iniciativë është që i ngjason shumë iniciativës së AKR’së së vitit 2010, ia mundësoi ta rrëzojë vetveten Qeveria Thaçi në atë kohë dhe mendojmë që kjo iniciativa e AAK’së nuk është shumë e sinqertë dhe nuk është shumë serioze”.

“Do të duhej të ishte një iniciativë e përbashkët, e gjithë spektrit politik opozitar, për të cilën ne do të ishim gati. Sepse ne mendojmë që duhet të rrëzohet Qeveria Thaçi, ne mendojmë që ajo nuk duhet ta rrëzojë veten por duhet ta rrëzojë opozita, dhe kur të kemi një iniciativë të tillë sigurisht që do të jemi gati me e mbështetë dhe të koordinohemi me të tjerët”, ka thënë Dadran Molliqaj për Kosovapress.

Më Shumë

Dita Botërore e Postës

9 tetori njihet si Dita Ndërkombëtare e Postës. Shërbimet postare janë shërbimet më të vjetra dhe më të përdorshmet. Ato lindën së bashku me njerëzimin,...

Granit Begolli jep dorëheqje nga Liria

Pas barazimit të djeshëm ndaj KF Istogut, kryetrajneri i FC Liria, Granit Begolli, ka ofruar dorëheqjen e tij. Sot, kryetari i klubit Valon Osmani...

Lajmet e Fundit