9.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Vetëvendosje synon 41 deputetë

AlbinKurti1205Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se duke marrë parasysh se janë edhe disa deputetë të pavarur, dhe disa tjerë të pakënaqur në PDK e LDK, do t’i arrijnë t’i kenë 41 deputetë, e që është e nevojshme për të bërë komisione hetimore parlamentare.

Kurti në një intervistë për “Kosova Sot”, ka folur edhe për ngërçin politik.

“Ka pasur zgjidhje tjetër dhe ajo ka qenë zgjidhje e vërtetë, shumica parlamentare t’i formojë institucionet e legjislaturës së pestë. Mirëpo, LDK-ja e udhëhequr nga Isa Mustafa, në momentet e fundit vendosi t’i bashkohet Thaçit dhe kësisoj në Kosovë ta instalojnë vazhdimin e misionit të vjetër, që do të thotë pahair për politikanët që vishen me pushtet, mjerim për qytetarët të cilët përballen me mbijetesën dhe koncesione të mëtutjeshme Serbisë, së cilës i shtohen apetitet”, tha Kurti.

Lideri i VV-së ka thënë se beson që Vetëvendosje si opozita kryesore dhe prijëse do të arrijë që edhe me deputetët e tjerë opozitarë të AAK-së dhe Nismës, t’i ketë gjithsej 33 deputetë në Kuvend.

“Duke marrë parasysh se janë edhe disa të pavarur edhe disa të tjerë të pakënaqur në PDK e LDK do të arrijmë ta kemi numrin prej 41 deputetësh, i cili është i nevojshëm për të bërë Komisione hetimore parlamentare. Pra, posa t’i arrijmë 41 deputetë, atëherë ata nuk do të mund t’i kenë dy të tretat dhe ky paraqet një ndër synimet tona”, theksoi lideri i Vetëvendosjes.

Më Shumë

Osmani: Plagët e mizorive sikurse kjo në Korishë, na sjellin në vëmendje çmimin e lartë të lirisë

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar 25-vjetorin e Masakrës së Korishës. Osmani ka thënë se mizoritë e kësaj Masakre na sjellin në vëmendje çmimin e...

Drejtoria e Arsimit në Prizren publikon listën e propozimeve për bursat e vitit akademik 2023/2024

Drejtoria e Arsimit në Prizren ka  publikuar sot listën propozuese të kandidatëve që kanë konkurruar për bursat e vitit akademik 2023/2024. Lista përmban emrat e...

Lajmet e Fundit