Vëzhguesit e BE-së: Do t’i monitorojmë zgjedhjet në tërë Kosovën

Vezhguesit evropianeVëzhguesit evropianë kanë vendosur të monitorojnë gjithë Kosovën gjatë ditës së zgjedhjeve.

Zëdhënësja e monotiruesve të zgjedhjeve të BE’së në Kosovë, Sarah Crozier, ka thënë se vëzhguesit e BE’së do të shpërndahen në 20 komuna ku pastaj do të mbulojnë gjithë Kosovën.

“Gjithë së bashku do të jenë mbi 90 vëzhgues duke përfshirë edhe vëzhguesit e BE’së dhe personalin diplomatik të ambasadave”, ka thënë Crozier, për Express.

Ajo ka treguar se të hënën do të dalin në një konferencë për media për t’i dhënë përfundimet e tyre lidhur me procesin zgjedhor të ditës së diel.

“Ne nuk japim mesazhe për votuesit. Ne vetëm e vëzhgojmë procesin dhe shikojmë a po respektohet ligji gjatë votimit. Të gjitha këto do t’i raportojmë në një konferencë për media e cila do të mbahet të hënën”, ka shtuar ajo.

Më Shumë

Malisheva përballet sot me Rilski Sportist, pas fitores ndaj Sepsi OSK

Pas një starti pozitiv në fazën përgatitore, FC Malisheva do të zhvillojë sot testin e dytë kontrollues, ku do të përballet me skuadrën bullgare...

Cili ishte motivi i vrasjes së imamit në Dragash? Flet sekretari i Bashkësisë Islame në Gorë

Imami i fshatit Zlipotok, Gazmend Tahirovci, është therur për vdekje mbrëmë në rrethana ende të paqarta. Sipas, sekretarit të KBI-së për rajonin e Gorës, Ajhan...

Lajmet e Fundit