3 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Vijojnë tensionet në Francë, 45 mijë policë sërish në patrullë

Nuk kanë të ndalur tensionet dhe protestat në Francë, edhe në ditën e funeralit të adoleshentit 17-vjeçar Nahel M., vrasja e të cilit nga duart e një polici, ka shkaktuar revoltë të lartë qytetare në gjithë vendin, me mijëra të arrestuar.

Kryesisht, tensione janë parë një qytetin e Marseille, ku kanë filluar fërkimet e para mes protestuesve dhe policëve.

Në kryeqytetin Paris ndërkaq, nuk ka ende raportime mbi situatën.

Ajo çfarë është e sigurt, është se 45 mijë forca policore, mes të cilëve edhe njësi të specializuara kundër grumbullimeve, janë vendosur në rrugë, kryesisht në Marseille ku priten përleshje.

Më herët gjatë ditës, për shkak të gjithë kaosit të krijuar, presidenti francez, Emmanuel Macron, anuloi një vizitë zyrtare të paralajmëruar në Gjermani.

Njoftimin për shtyrjen e udhëtimit të Macron e ka bërë vetë zyra e shtypit pranë Elysee-së.

Kjo do të përbënte edhe një vizitë historike në vetvete, pasi prej 23 vitesh, një president francez nuk e viziton zyrtarisht Gjermaninë.

Mbi këtë, ka folur edhe homologu gjerman i Macron, Frank-Walter Steinmeier, i cili bëri me dije se është i keqardhur për anulimin e vizitës, por i kupton tërësisht arsyet e dhëna nga presidenti francez dhe shprehu mbështetje për autoritetet.

Nga ana tjetër, mbi 1 mijë e 300 persona janë arrestuar në të gjithë Francën në natën e katërt të trazirave.

Mediat franceze raportojnë se 35 oficerë u plagosën brenda dhe rreth qytetit, ndërsa dy u shtruan në spital.

Tetë ndërtesa publike – duke përfshirë një stacion policie – u sulmuan dhe pësuan dëme të rënda.

Më shumë se 70 persona u arrestuan. Policia thuhet se përdori një helikopter, një dron dhe një automjet të blinduar – dhe një zyrtar i qytetit i tha transmetuesit francez BFMTV se ai ka frikë se e shtuna do të jetë një tjetër “natë jashtëzakonisht e vështirë” nëse shteti nuk dërgon më shumë polici.

45 mijë policë, përfshirë forcat speciale, u vendosën për t’iu përgjigjur trazirave dhe plaçkitjeve në të gjithë vendin të premten mbrëma. Raportet treguan se kushtet në Paris ishin pak më të qeta se netët e mëparshme, ndërsa situata në qytetet e tjera të mëdha si Marseja dhe Lioni ishte më kaotike, me ndërtesa dhe automjete të djegura dhe dyqane të grabitura.

Dyqanet në disa qendra tregtare në periferi të Parisit, si dhe një dyqan Apple në qendër të Strasburgut, u plaçkitën pasditen e së premtes.

Kolapsin më të madh gjithsesi, e përjetojnë qytetarët, për të cilët transporti urban dhe ndërurban do të ndërpritet në orën 21:00 për të dytën natë radhazi, prej frikës se mos protestat do të vijojnë të mbeten të dhunshme.

Kështu ka bërë me dije presidenti francez, Emmanuel Macron, gjatë një adresimi për popullin e tij, ku ka kërkuar të ketë qetësi dhe maturi, e jo akte “të papranueshme e pajustifikueshme”.

Ai e ka dënuar ashpër dhunën e ushtruar nga dhjetëra mijëra qytetarë në rrugë, përfshi edhe ndaj mbi 40 mijë forcave policore të nxjerra për të ruajtur rendin.

Po ashtu, ka bërë me dije edhe se forca shtesë pritet të zbresin natën e sotme në qytetet kryesore franceze.

Një referencë disi të çuditshme gjithsesi, Macron e ka bërë kur u ka kërkuar prindërve që të mbajnë fëmijët e tyre brenda shtëpive, pasi aspekte si videolojërat, ndërveprimi në media sociale dhe vrojtimi i situatave në kohë reale, i ka bërë ata të dalin nga vetja dhe të kthehen në persona të dhunshëm në rrugë.

“Ata të cilët po marrin pjesë në demonstrata janë ‘shumë të rinj’”, u adresua ai në një konferencë për media, duke thënë se adoleshentët po “intoksikohen” dhe inkurajohen të kopjojnë sjellje jashtë rregullave.

Sipas një njoftimi zyrtar nga ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, të gjitha shërbimet e transportit do të ndalen në orën 21:00 dhe do të rinisin ditën e nesërme, duke e vendosur kështu shërbimin në “karantinë”.

Gjithashtu, ai ka apeluar të mos ketë më shitje fishekzjarrësh apo lëndësh të tjera piroteknike dhe kimike, që të shmangen incidentet e dhunshme.

Mjete të blinduar dhe të armatosur mendohet se do të përdoren gjithashtu gjatë kësaj nate në Francë, për të përmbajtur turmat.

Më Shumë

A është ky adresimi i Parashqevi Simakut?

Profili në facebook është i krijuar në emër të saj, më datë 16 dhjetor 2024. Në të, këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Parashqevi Simaku, e cila...

Ballkani mbyll vitin me fitore në derbin lokal ndaj Suharekës

Ballkani triumfoi 0:2 në derbin lokal ndaj Suharekës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të Superligës së Kosovës në futboll. Lindon Emërllahu shënoi...

Lajmet e Fundit