0.8 C
Prizren
E martë, 31 Janar, 2023

Vikendi i zjarreve në Prizren

ZjarriiDy zjarre janë shënuar gjatë vikendit në rajonin e Prizrenit. Në fshatin Krajk të Hasit një person aksidentalisht ia ka vënë zjarrin fermës së bagëtive.

“Në vend të ngjarjes ka dalë njësiti i zjarrfikësve të cilët kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar”, njofton Policia e Kosovës.

Një zjarr tjetër po ashtu është shënuar edhe në komunën e Malishevës. Policia njofton se persona të panjohur ia kanë vënë zjarrin një shtëpie të pabanuar.

“ Si pasojë e zjarrit pjesërisht janë djegur dy dritare të shtëpisë. Në vend të ngjarjes janë gjetur dy shishe të zbrazura dhe të cilat dyshohet se ishin të mbushura me lëndë djegëse dhe janë përdorur në rast”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

31-vjeçarja në Prizren tenton t’i japë fund jetës, konsumon domestos

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje pasdite në fshatin Lubiçevë të Prizrenit, ku një grua dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës...

Ultrasit e Romës kërcënojnë Zaniolo-n te shtëpia e tij, futbollisti thërret policinë

Një grup ultras i tifozëve të Romës kanë shkuar për ta kërcënuar Nicolo Zaniolo-n te shtëpia e tij në zonën Casal Palocco, duke e...

Lajmet e Fundit