-0.4 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Visar Ymeri konfirmohet si kandidati i vetëm për kryetar të VV-së

visar ymeriNë ora 12:00 të ditës së sotme ka përfunduar afati i dorëzimit të kandidaturave për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Me përfundimin e këtij afati, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm (KZP) i VV-së ka konstatuar se është dorëzuar vetëm një deklaratë për kandidaturë, ajo e deputetit të VV-së, Visar Ymeri.

Në përputhje me Statutin dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme të VV-së, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm e ka shpallur të mbyllur procesin e pranimit të deklaratave të kandidaturave për kryetar, dhe konstaton se kandidati për kryetar, Visar Ymeri, duke qenë edhe kandidatura e vetme, do të jetë kandidati i vetëm që do të vazhdojë procesin e brendshëm zgjedhor.

Në ditët në vijim, KZP-ja do të njoftojë lidhur me afatet e tjera kohore sa i përket fushatës së kandidatit për zgjedhjet e brendshme, si dhe në lidhje me ditën e votimit kur anëtarësia do të ketë të drejtën të votojë për, kundër, ose abstenim, sipas parimit një anëtar – një votë, në lidhje me kandidaturën e Visar Ymerit për kryetar të VV-së. /Telegrafi/

Më Shumë

E trishtë! 12-vjeçares që vdiq në Spitalin e Prizrenit nesër i jepet lamtumira

L. Shala është 12-vjeçarja që vdiq të enjten në Spitalin e Pediatrisë në Prizren. Ngushëllime ka shprehur fshati Mushtisht, prej nga dhe ishte e ndjera,...

Kuvendi i të Rinjve i Prizrenit shënon 9-vjetorin e themelimit

Sot u mbajt ceremonia për shënimin e 9-vjetorit të themelimit të Kuvendit të të Rinjve të Prizrenit. Gjatë aktivitetit, organizata u vlerësua për punën...

Lajmet e Fundit