17.9 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026

Vitin e kaluar, 244 qytetarë të Prizrenit hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës

Numri i kosovarëve që duan ta braktisin atdheun po rritet, dita-ditës.

Vetëm vitin e kaluar, 244 qytetarë të Prizrenit kanë aplikuar që të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës.

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu tha se në mesin e tyre janë edhe 30 fëmijë.

“Fëmijët që kanë aplikuar për të hequr dorë nga shtetësia e Kosovës kanë qenë nën përcjellje të prindërve”, tregon Shehu, shkruan “PrizrenPress”.

Ai tha se kërkesa e qytetarëve për të hequr dorë nga shtetësia është shqetësuese.

Ndërkaq, qytetarët konsiderojnë se një nga arsyet e lirimit nga nënshtetësia e Kosovës dhe marrja e shtetësisë së një shteti tjetër, përveç tjerash, është edhe ngecja që ka shënuar vendi në zhvillimin e gjithmbarshme, në veçanti atë ekonomik.

“Gjendja e rëndë ekonomike dhe pa perspektiva në Kosovë është një arsye më shumë” , thotë Besim Berisha nga Prizreni.

Sipas tij, të rinjtë nuk po shohin perspektivë në Kosovë.

“Me jetu në Kosovë është humbje kohe”, shprehet ai. /PrizrenPress.com/

 

 

 

Më Shumë

“Pse po më sheh shtrembër”, zënkë e çastit përfundon me plagosje në Gjonaj të Hasit

Një i mitur rreth moshës 17-vjeçare ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit në Gjonaj të Hasit të Prizrenit.   Sipas mjekëve, viktima ka marrë plagë...

Vushtrria pret Prizrenin, duel i rëndësishëm për kreun dhe mbijetesën

Në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë, nesër zhvillohet përballja mes Vushtrrisë dhe Prizrenit, në stadiumin “Ferki Aliu”, me fillim nga ora 15:00, raporton...

Lajmet e Fundit