3.1 C
Prizren
E diel, 22 Shkurt, 2026

Vjehrri që e lajmëroi zhdukjen e të rejës nga shtëpia në Prizren, thotë ajo ia dërgoi një mesazh me arsyen e ikjes

Një grua nga Prizreni është zhdukur, ndërsa rastin në polici e ka lajmëruar vjehrri i saj. Sipas tij, familja nuk di asgjë rreth vendodhjes së saj.

Sipas një burimi të besueshëm të Gazetës Express, vjehrri ka deklaruar se reja e tij është larguar pasi vitin e kaluar i ka vdekur burri dhe më nuk dëshiron të kthehet në shtëpi.

I njëjti ka deklaruar se 34-vjeçarja dëshiron t’i marrë edhe tre fëmijët e saj, pasi deklaron se ajo i ka dërguar një mesazh, duke ia thënë këto.

Ndërsa, nuk dihet vendodhja e saj dhe numri i telefonit nuk ka qasje.

Lajmin për zhdukjen e saj e ka bërë të ditur policia me anë të raportit 24-orësh.

Njoftimi i plotë i policisë:

PERSON I ZHDUKUR/Prizren, 20.06.2021-09:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se gruaja e djalit të tij, viktima femër kosovare është larguar në drejtim të panjohur dhe se nuk din për vendin e ndodhjes së saj.

Më Shumë

“100% kamatë mujore”, dosja e Prokurorisë, si funksiononte grupi i fajdeve në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, ka kërkuar caktimin e paraburgimit ndaj dy të pandehurve, Fidan Berisha dhe Lirim Gashi, të dyshuar për veprën penale “fajdeja”...

Bashkimi sot udhëton drejt kryeqytetit, e pret Bora

Dita e dytë e xhiros së 21-të në Superligën e Kosovës në basketboll hapet sonte me përballjen mes Borës dhe Bashkimit, që zhvillohet në...

Lajmet e Fundit