0.6 C
Prizren
E premte, 27 Dhjetor, 2024

Vjen përgjigja nga Specialja: Kemi mandatin për të kryer gjykim të drejtë

Pas më shumë se dy vjetësh që në Kuvendin e Kosovës u votua Gjykata Speciale, presidenti Hashim Thaçi, ka shpërthyer në akuza ndaj bashkësisë ndërkombëtare.

Ai për herë të parë në publik thotë se ndërkombëtarët ia imponuan Kosovës Gjykatën Speciale për të kënaqur Serbinë e Rusinë, raporton KTV.

Në një tryezë të organizuar nga shoqëria civile me temën Perceptimi publik i Gjykatës Speciale të Kosovës: rreziqet dhe mundësitë, Presidenti tha se kishte vendosur të udhëhiqte një proces të padrejtë ndaj Kosovës dhe u mashtruan nga ndërkombëtarët që dhanë premtime në këmbim të speciales e nuk e realizuan asnjë prej tyre.

Këto akuza të presidentit nuk i duroi dot ambasadori britanik në Kosovë Ruairi O’Connell, i cili e ka lëshuar sallën derisa presidenti vazhdonte fjalimin.

KTV-ja ka pyetur ambasadën britanike në Prishtinë nëse veprimi i ambasadorit ishte si reagim ndaj fjalimit, apo nga salla doli për shkak të agjendës së tij, dhe përgjigjja nga ta ishte se ambasadorit i është dashur të largohej urgjentisht nga aty.

Por, gjithsesi, Ambasada nuk e ka lëshuar rastin pa e kundërshtuar fjalimin e presidentit, i cili kritikoi bashkësinë ndërkombëtare për tradhti.

Kosovës nuk i janë bërë premtime lidhur me Gjykatën Speciale dhe nuk është e drejtë të pretendohet e kundërta. Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare bazohet në kriteret specifike të anëtarësimit të organizatave individuale, thuhet në përgjigjen e Ambasadës.

Tutje, misioni diplomatik britanik, i cili aktualisht udhëhiqet nga Ruari Oconell, thotë: “Gjykata Speciale ishte përgjigja e Kosovës ndaj supozimeve të Raportit të Martyt. Ishte një hap i rëndësishëm për të treguar gatishmërinë e Kosovës për të zbuluar të vërtetën për atë që ndodhi gjatë konfliktit.”

Pavarësisht që ambasadori lëshoi sallën, presidenti Thaçi e vazhdoi fjalimin me të njëjtin ton, përcjell Koha.net. Ai tha se Gjykata Speciale ka bashkëpunim maksimal me Serbinë dhe zyrën për krime lufte në Beograd, derisa me Kosovën bashkëpunimi është minimal.

Ndërkohë, shefja e njësisë së informacionit dhe komunikimit publik në Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale, tha se dhomat e specializuara kanë mandatin për të kryer gjykim të drejtë dhe për të siguruar një proces të rregullt.

“Prokuroria Speciale janë ata që hetojnë dhe duhet të ngrenë akuza dhe ne, nga ana jonë, në Dhomat e Specializuara të Kosovës, kemi mandatin për të kryer një gjykim të drejtë dhe për t’u siguruar që ka një proces të rregullt. Dhe, që të gjitha aspektet e proceseve gjyqësore po vendosen dhe se ka një gjyq të sigurt, të pavarur dhe të paanshëm. Gjithashtu, për t’u marrë me pjesëmarrjen e viktimave dhe aspektet e tjera…Një gjë që unë dua të theksoj është se ne jemi një Gjykatë e ligjit dhe mandati ynë është një gjykim i drejtë, në thelb, mandati është që të informojmë, të informojmë objektivisht se çka po ndodh dhe të sigurojmë të gjithë informacionin në lidhje me procedurën dhe të ofrojmë informacionin aktual”, Avis Beneš.

Ndryshe, në të gjeturat e raportit, i cili u prezantua, lidhur me perceptimin publik për Gjykatën Speciale, thuhet se 51 për qind e qytetarëve shqiptarë, janë të gatshëm të protestojnë në rast të paraqitjes së aktakuzave të para dhe se ndjenja e padrejtësisë nga ana e të anketuarve është në masë të madhe.

Ndërkaq, pakënaqësitë e njerëzve mund të çojnë në trazira civile dhe se qytetarët mund të angazhohen në pengimin e autoriteteve të Kosovës, akterëve ndërkombëtarë, Gjykatës Speciale nga ndjekja penale ndaj atyre që është ngritur aktakuza.

Vjen përgjigja nga Specialja: Kemi mandatin për të kryer gjykim të drejtë

Më Shumë

Sonte dueli i madh, Fury – Usyk

Sonte është një duel i zjarrtë për ardhuruesit e boksit. Tyson Fury  do të përballet me Oleksandr Usyk rreth orës 23:00. Ukrainasi është kampion i...

Komuna e Prizrenit fiton Grantin e Performancës për vitin 2025

Komuna e Prizrenit ka fituar Grantin e Performancës Komunale për vitin 2025. Ky grant, i akorduar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe...

Lajmet e Fundit