17.8 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

Vjosa Osmani është kandidatja e LDK’së për kryeministre

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur ta nominojë Vjosa Osmanin kandidate për kryeministre.

Burime të Gazetës Express brenda mbledhjes së kryesisë së LDK’së thonë se tashmë është vendosur që anëtarja e kryesisë, Vjosa Osmani të jetë kandidatja e kësaj partie për kryeministre.

Osmani është e nominuara e parë grua për postin e kryeministres së Kosovës.

Ajo zgjedhjet e 2017’ës ka qenë gruaja më e votuar në Kosovë, me 65 mijë vota dhe ndër politikanët më të votuar në nivel vendi, nga të gjitha subjektet politike.

Osmani u bë pjesë e kryesisë së partisë ditë më parë.

Ndërkaq kreu i LDK’së dhe anëtarë të kryesisë së kësaj partie kanë filluar takimet me udhëheqjen e Lëvizjes Vetëvendosje për një koalicion të mundshëm parazgjedhor.

Është pozita e kryeministrit që po ua vështirëson bashkimin këtyre dy subjekteve, pasi që edhe LDK, deri tash, kanë këmbëngulur që kandidati për kryetar të qeverisë duhet të shkojë nga radhët e tyre. /Express/

Më Shumë

47 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, një me fatalitet

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Nis sot rikonstruktimi i rrugës Kijevë–Malishevë

Në orën 08:30, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit organizon ceremoninë e nisjes së punimeve për rikonstruktimin e rrugës rajonale R119, segmenti Kijevë–Malishevë. Në këtë ngjarje...

Lajmet e Fundit