7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Vjosa presidente, Albini kryeministër, Glauku kryeparlamentar

Kanë mbetur pak ditë deri në përfundimin e numërimit të votave me kusht dhe diasporës, proces i cili pritet të mbaroi deri të mërkurën dhe pas kësaj edhe certifikimi i rezutateve të zgjedhjeve nga Komisioni i Zgjedhjeve i cili pritet të përfundoi fundjavën tjetër.

E subjekti fitues i këtyre zgjedhjeve Lëvizja Vetëvendosje sipas informacioneve të “Syri.net” do tia mësyej e vetmuar të krijoi krejt institucionet.

osmaniMandati i Qeverisë pritet të jetë Albin Kurtit kryeministër me kabinetin qeveritar, kryeparlamentar Glauk Konjufca dhe presidente Vjosa Osmani.

Derisa përmenden se ministër i Brendshëm përsëri do të rikthehet Xhelal Sfeqla, e emri i Donika Gërvallës përmendet se mund të jetë ministrje e Jashtme.

Kjo sipas burimeve të “Syri.net”, pritet të ndodh pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve.

LVV-ja, duke parës humbjen e thellë që pësuan subjektet tjera politike dhe duke u ndier komode, asesi nuk do të bëjë koalicion me ndonjë subjekt tjetër.

E nëse ky plan dështon, LVV-ja do të kërkoi shkuarje përsëri në zgjedhje, duke shpresuar se do të fitojnë edhe më shumë.

“Syri.net”, ka kërkuar sqarime nga zyrtarë të lartë të LVV-së e ata nga grupi i Vjosa Osmanit, të cilët zyrtarisht nuk janë deklaruar rreth këtrye matematikave.

Nga ana tjetër burime të Syri.net” brenda LDK-së, kanë treguar se disa nga deputetët e ardhshëm kanë shpreh gatishmëri për votimin e kryeministrit me qeveri, kryeparlamentarit dhe presidentes e cila pritet të shihet.

Ndërsa edhe nga PDK-ja e reformuar pritet të ketë lëvizje pozitive në këtë aspekt, por që zyrtarisht pos pranimit të rezultatit të zgjedhjeve dhe mos bërjes pjesë e qeverisë.

Derisa pjesë e kësaj qeverie si zakonisht me po pa dashje do të jenë Lista Serbeapo minoritetet.

Më Shumë

Enea Koliqi, ‘Ylli i javës’ në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i javës”. Ky çmim për javën e 29-të...

Sot moti me diell, temperaturat deri në 26 gradë Celsius

Moti sot në Kosovë parashikohet të jetë me diell dhe po ashtu edhe me vranësira. Siç bën të ditur Meteo Kosova, era do fryjë kryesisht...

Lajmet e Fundit