4.3 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

VLAN i vendosur për të formuar Kuvendin e Qeverinë

Blloku ne sall te kuvendit(E plotësuar) Ka përfunduar takimi i deputetëve të VLAN-it në Kuvendin e Kosovës. Deputetëve në Kuvend iu drejtuan katër liderët e partive që e formojnë bllokun opozitar: Isa Mustafa, kryetar i LDK-së, lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, kryetari i AAK-së Ramush Haradianj dhe kryetari Nismës Fatmir Limaj.

Ata janë të vendosur për të formuar Kuvendin e Qeverinë.

Liderët e këtyre partive theksuan se më së largu në javën e ardhshme do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

 

Deputetët e Bllokut hyjnë në sallë – pritet ta zgjedhin Kryetarin dhe Nënkryetarët e Kuvendit

Deputetët e Bllokut LDK-VV-AAK-Nisma duket se kanë përnjëmend; ata para pak minutash kanë hyrë në sallën ku mbahen mbledhjen plenare.

Gazetari i Gazetës Express nga vendi i ngjarjes thotë se informacionet e tanishme janë se ata do t’i zgjedhin organet e reja të legjislativit. Por ne salle nuk kane hyre edhe deputetet minoritare.

 

Deputetët e VLAN-it në Kuvend

Të gjithë deputetët e bllokut opozitar VLAN tashmë janë mbledhur në Kuvend. Ata kanë paralajmëruar mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të shtyrë tash e disa herë nga Partia Demokratike e Kosovës, përkatësisht deputetja e saj Flora Brovina.

 

Deputetët e Bllokut ia mësyjnë Kuvendit

Deri tani në Kuvendin e Kosovës kanë shkuar Sadri Ferati, Jakup Krasniqi, Besa Gaxherri dhe Albulena Haxhiu. Mirëpo, askush prej tyre nuk është prononcuar për media.

Në këto momente Blloku opozitar është duke mbajtur një takim të përbashkët. Derisa për pak minuta thuhet se do të dalin me një qëndrim zyrtar se çfarë do të bëjnë pasi kryesuesja e Kuvendit të Kosovës Flora Brovina e ka shtyrë seancën konstituive.

Burime të Express brenda bllokut kanë thënë se për pak minuta anëtarët e partive do të dalin me një qëndrim dhe do të vendoset se çfarë do të bëjnë për vendimin e djeshëm të Brovinës.

Nuk përjashtohet mundësia e ndonjë performance para Kuvendit të Kosovës.

Më Shumë

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Rahovec, marrin para dhe stoli ari

Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Patoqan të Ulët të Rahovecit. Sipas policisë në cak të hajnave kanë qenë stolitë...

Dy raste të vjedhjes në Prizren

Dy  raste të vjedhjes së rëndë janë raportuar në Prizren. Policia ka bërë të ditur se hetimet për të dy  rastet janë në vazhdim, përcjell...

Lajmet e Fundit