11.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Vlerësohet i kundërligjshëm vendimi i Kuvendit të Suharekës për zëvendësimin e anëtarit të KPF-së

Vendimi i Kuvendit të Komunës së Suharekës për zëvendësimin e një anëtari të Komitetit për Politikë e Financa është vlerësuar si i kundërligjshëm nga Ministria e Pushtetit Lokal. Ky akt, sipas ministrisë përkatëse, bie ndesh me dispozitat e Ligjit për barazi gjinore dhe si i tillë duhet të rishqyrtohet nga organi më i lartë komunal.

Lidhur me këtë çështje, MPL ka dërguar një shkresë në adresë të kryetarit të Komunës, Bali Muharremaj, dhe kryesuesit të KK-së, Bexhet Kuçi, ku fillimisht është sqaruar se në përputhje me legjislacionin është marrë në shqyrtim të detyrueshëm ligjor vendimi për plotësim-ndryshimin e nenit 2 të vendimit të datës 21.05.2020 i KPF-së në Komunën e Suharekës, i miratuar në seancën e datës 25 shtator 2020, transmeton KOHA.

“Ministria e Pushtetit Lokal, pas shqyrtimit të përmbajtjes së aktit të Komunës si më sipër, vlerëson se akti i Komunës është në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi”, thuhet në shkresën e Ministrisë.

Aty jepen sqarime rreh mospajtueshmërisë së aktit me ligjet në fuqi. “Vendimi nr. 16-45763, me të cilin është zëvendësuar znj. Mirlinda Muqa me z. Sami Hajdari nga subjekti politik Nisma në KPF, është në kundërshtim me Ligjin për barazi gjinore”.

Më tej theksohet se neni 6 i këtij ligji përcakton se “organet legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore në të gjitha nivelet, si dhe institucionet e tjera publike, janë të obliguara të miratojnë dhe zbatojnë masa të veçanta për të arritur përfaqësimin e gjinisë më pak të përfaqësuar, deri në arritjen e përfaqësimit të barabartë të femrave dhe meshkujve; përfaqësimi i barabartë gjinor në të gjitha organet legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore dhe institucionet e tjera publike arrihet kur sigurohet përfaqësim minimal prej 50% për secilën gjini, përfshirë edhe organet e tyre drejtuese dhe vendimmarrëse”.

Sipas MPL-së, në rastin e plotësim-ndryshimit të vendimit përkatës të datës 21.05.2020 nuk është i përfshirë përfaqësimi i barabartë gjinisë femërore, ku nga 7 anëtarë sa i ka KPF-ja 5 janë të gjinisë mashkullore dhe 2 anëtare të gjinisë femërore.

Më Shumë

Moti sot me diell dhe vranësira, temperaturat minimale 0 gradë Celsius – maksimalja deri në 16

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit. Më pas pritet shtim i vranësirave, të cilat...

Asfaltohet rruga Zym-Lugishtë-Dedaj në Has

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur sot se është shtruar shtresa e dytë me asfalt në rrugën Zym-Lugishtë-Dedaj të Hasit. "U shtrua sot shtresa...

Lajmet e Fundit